Cristiano Ronaldo afër dy rekordeve tjera historike te Juventusi

Në moshën 35-vjeçare, Cristiano Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde te Juventusi.

Pasi u bë lojtari që arrin më së shpejti shifrën e 50 golave në Serie A, lojtari i parë në histori që shënon së paku 50 gola në Premier League, La Liga dhe Serie A si dhe lojtari i parë që shënon 30 e më shumë gola në Ligë në një sezon në Premierligë, La Liga dhe Serie A, Ronaldo synon të tjera rekorde me fanellën e Zonjës së Vjetër.

Edhe një gol në Serie A do ta barazonte fituesin e Kupës së botës me Italinë Felice Borel, i cili në sezonin e largët 1933/34 kishte shënuar 31 gola për Juventusin.

Cris ka edhe tri ndeshje për ta arritur këtë.

Rekordi tjetër historik është ai i sezonit 1933/34, po ashtu i arritur nga Borel.

Felice Placido Borel kishte përfunduar sezonin me 36 gola në të gjitha ndeshjet, që nga atëherë, askush nuk ia ka dal ta arrijë këtë me fanellën e Juventusit.

Ronaldo është afër, tashmë ka shënuar 34 gola në të gjitha garat, për ta barazuar këtë rekord i duhen edhe 2 gola derisa për ta thyer edhe tre. /Gazeta Express/

Ardiana K

Read Previous

Zidane ka disa kërkesa për Perez

Read Next

42 -vjeçari nga Kamenica dyshohet se e mbyti gruan e tij me shufër metalike