Coronavirusi: Numri i të vdekurve në Mbretërinë e Bashkuar rritet me më shumë se 100, vetëm në një ditë

Numri i njerëzve që kanë vdekur nga coronavirusi në Mbretërinë e Bashkuar ka arritur për më shumë se 100 në ditë për herë të parë.

Kështu, sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, numri i vdekjeve është rritur nga 475 në 578, kanë konfirmuar zyrtarët shëndetësorë.

Provizione më të lira për dërgesa me RIA Money Transfer dhe Capital

E SPONSORUARLEXO MË SHUMË

Siç bëhet e ditur më tej, deri më tani janë testuar gjithsej 104.866 persona, nga të cilët 93.208 kanë dalë negativë ndërsa 11.568 ishin pozitivë në testin për coronavirus.

Këto shifra të fundit janë që nga e enjtja në mëngjes, dhe vijnë pasi kancelari Rishi Sunak zbuloi një program ndihme për të ndihmuar të vetëpunësuarit.

Sipas BBC, Qeveria britanike ishte kritikuar për dështimin për të siguruar mbështetje për punëtorët e në paketën e saj të mëparshme të masave ekonomike. 

Ardian H

Read Previous

Rudina Hajdari: Përgëzoj Vjosa Osmanin për qëndrimin e saj tepër kurajoz

Read Next

“Half-Life: Alyx” rikthehet me stil klasik, në sistemin e avancuar të video-lojërave moderne