Çka ndodhi sot në Merdar? Tregon policia

“Mbështetur në informacionet e para dyshohet që katër persona të armatosur me armë të gjata, të shkurta dhe sëpatë si dhe të maskuar duke kanosur me armë zyrtarët e një agjencioni doganor si dhe një filiale banke kishin tentuar që të kryenin grabitjen por e njëjta kishte mbetur në tentativë”, tha Agron Borovci, zëdhënës i Policisë për rajonin e Prishtinës.

Borovci tha se ndërkohë që të dyshuarit kishin ikur nga vendi i ngjarjes me veturën e tyre, një njësi policore e rastisur në ta kishte filluar ndjekjen e tyre porse gjate ndjekjes te dyshuarit kishin shtënë në drejtim të policisë.

“Fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar nga të shtënat. Viktimave të rastit që kanë qenë të shqetësuar nga situata e krijuar u është ofruar trajtimi mjekësor”, tha Borovci.

Policia, sipas Borovcit, ka inicuar një rast për hetim dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe operative me qëllim identifikimin e personave të dyshuar si dhe vendndodhjen e tyre.

Gazetari

Read Previous

Parashikimi i motit për sot dhe nesër

Read Next

Modelja shqiptare mbulon gjoksin por vë në pah këto pjesë të trupit