Çka ndodhë nëse Toka ndalon të rrotullohet?

Nuk ka shanse që ju të largoheni në hapësirë menjëherë, sepse graviteti i Tokës është aq i fortë në krahasim me lëvizjen saj të shpejtë. (Ky mocion quhet nxitim centripetal.) Në pikën më të fortë, e cila është në ekuator, nxitimi centripetal vetëm kudërshton gravitetin e Tokës me rreth 0.3 për qind. Me fjalë të tjera, edhe pse nuk e vreni, ju peshoni më pak në ekuator sesa në pole.

NASA thotë se probabiliteti që Toka të ndalë rrotullimin e saj është “praktikisht zero” për miliardat e ardhshme. Teorikisht, megjithatë, nëse Toka ndalet papritur, do të kishte një efekt të tmerrshëm. Atmosfera do të vazhdonte të lëvizte me shpejtësinë e njetë sa rrotullohet Toka.Kjo do të thotë se çdo gjë do të shkulej nga toka, duke përfshirë njerëzit, ndërtesat dhe madje edhe pemët dhe shkëmbinjtë, shtoi NASA.

Po sikur procesi të ishte më gradual? Ky është skenari më i mundshëm për miliarda vjet, tha NASA, sepse dielli dhe hëna po tërheqin rrotullimin e Tokës. Kjo do t’u jepte shumë kohë për njerëzit, kafshët dhe bimët që të mësohen me ndryshimin. Nga ligjet e fizikës, Toka mund më së shumti të ngadalasojë rrotullimin e saj për 1 rrotullim çdo 365 ditë. Kjo situatë quhet “sinkronizëm i diellit” dhe do të detyronte një anë të planetit tonë të përballonte gjithmonë diellin dhe anën tjetër për t’u përballur përgjithmonë me errësirë. Për krahasim: Hëna e Tokës është tashmë në një rrotullim sinkron të Tokës, ku njëra anë e Hënës gjithmonë e shohim ndërsa tjetrën jo.

Por të kthehmi aty ku Toka do ndalonte krejtsisht: Do të kishte disa efekte të tjera të çuditshme nëse Toka do të ndalonte rrotullimin tërësisht, tha NASA. Për një, fusha magnetike do të zhdukej sepse ajo gjenerohet vetëm nga rrotullimi i Tokës dhe rripat e rrezatimit Van Allen rreth Tokës ndoshta do të zhdukeshin gjithashtu. Pastaj Toka do të ishte e zhveshur kundër ererave të diellit. Sa herë që dielli do lëshonte materialin diellor me grimca të ngarkuara do ta godiste.”Kjo është një rrezik i madh biologjik”, tha NASA.

Gazetari

Read Previous

NDËSHKIMI I ATIJ QË BRAKTIS NAMAZIN

Read Next

Michael Collins,piloti i modulit të Apollo 11