Çka festivali “Çaj fest”?

Shkruan: Fazli MUHARREMI

Mungesa e ideve mungesa e qasjes në festivale vjen deri te kjo që organizatorët nuk din dhe nuk e kan iden se çka festivali “Çaj fest”? Kjo i bie ejani në qender të Vushtrrisë të pim çaj. Ku është aktiviteti  festivalit? Të pim çaj? Po ne e kemi të stërmbushur qytetin me kafeçajtore. Ka mundur kafeçajtore te Grabanictë ose Gërgjalitë ose çajtorja te Gjermani të shërben çaj edhe çka?

Njëjtë si në qendër të qytetit te Kalaja, aty janë mbledhur disa të rinj dhe i përshendesin qytetaret dhe ju thojnë urdheroni çaj, edhe çka kur qytetari arrin ta pijë një çaj të nxehtë, organizatorët ju thonë mirë se keni ardhur në festival mund të vendosni ndonje cent në atë vend për bamirësi. Ai që mundet të ndihmojë ka mënyra se pastaj duhet t’i ndërrohet emri festivalit jo “Çaj fest” po “Human fest”.

Kjo është që i vjedhni idet dhe nuk dini pastaj t’i realizoni. NUK mundet të quhet festival “hajde pim çaj”, jeni ka e bastardoni çdo gjë. Kur keni dashur ta organizoni një festival keni pas 100 mënyra të organizimit. Në festival duhet të ndodh një aktivitet, po nuk keni faj se nuk keni përcjellë festivale. Në shumë vende organizohen festivale të ndryshme, p.sh. ka festival të hudrës, ai vend e kultivon hudrën dhe komuna dëshiron ta organizojë festivalin e hudrës, nuk do të thotë që duhet të gjithë të hajnë hudra. Aty mbahet festivali, ftohen nga shumë vende të botës ansamble të këngëve dhe valleve. Titulli i festivalit është festivali i hudrës por aktiviteti zhvillohet dhe në fund të gjithë marrin pjesë në ate vend se ku ekspozohen të gjitha llojet e hudrave dhe organizatori në formë dhurate nga fotografitë e hudrave ndan për pjesëmarrësit. Kjo është një mënyrë e organizimit të një festivali.

Këtu te ne hajde pijmë çaj edhe festival. Mundet të jetë festë se tri ose katër firma kanë vendosur të shpërndajnë çaj pa pagesë edhe pa organizatorët po ku është aktiviteti ngjarja e festivalit? Dikush mundet të paragjykojë se po shkruajë për ndonjë inat, por jo, ky ishte një organizim që nuk bënë të organizohet në këtë menyrë. Ja si ishte dashur të organizohet. Po dëshironi që aktiviteti të shihet para qytetarëve, aty kishte tavolina, në 5 tavolina vendoset tabela e shahut dhe të zhvillohet një garë dhe tri vendet e para shpërblehen nga organizatori (atehere ka kuptim për të pirë çaj se ka aktivitet) ose ndonjë lojë popullore. Një aktivitet duhet të ndodhe e jo keshtu, “o milet hajde pim çaj” e ta quajmë festival. Qasja ka qenë e gabuar dhe çka po më shqetëson është mos kordinimi dhe mungesa e ideve. Ja ku kemi arritur të krenohemi dhe të organizojmë hajde të pijmë çaj. Vushtrria ka potentcial të organizimeve, festivaleve, por do zoti e nuk shoh festival hajde pim çaj.

Gazetari

Read Previous

Vit i mbarë për studiuesin dhe krijuesin Bedri Tahiri

Read Next

Hoxhë Krasniqi thotë se është haram për burrat të specializojnë në gjinekologji

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *