Cili është fustani më i kopjuar i nusërisë në të gjitha kohërat!

Më shumë sesa me modën, fustani i nusërisë lidhet me ndjenjat. Tendencat e sotme të fustanit të bardhë janë dy: ose ai i derdhur “si sirenë” , ose tipi i viteve `80 që synon tek volumi.

Ekspertët thonë sakaq se një këpucë e bukur mund të fisnikërojë dhe fustanin më anonym, por një këpucë ë zgjedhur keq, “mund të shkatërrojë” edhe fustanin më të bukur.

Përpos të tjerash, kërkojnë të bëhet kujdes me imazhet nëpër kopertina.

“Nuk dashurohesh dot me një fuistan që I rri mirë një modeleje, duhet të bësh llogaritë me siluetën tënde”, shtojnë ata. Eleganca në fund, mbetet një koncept pa kohë.

Modeli më i kopjuar i të gjitha kohërave mbetet fustani I nusërisë së Grace Kelly ( 1956). Për stilistët, ai përfaqëson joshjen, ëndrrën dhe mishërimin e një përralle.

Image

Ardian H

Read Previous

Deklarata tronditëse e ish-zyrtarit të PDK-së, i cili kishte dhënë dorëheqje: S’dua të jem bashkëfajtorë me ‘hajna’ e ‘gabelë’ që uzurpojnë në emër të UÇK-së

Read Next

“Tërmet” te Valencia, shkarkohet trajneri Celades, jep dorëheqjen edhe drejtori sportiv!