Çiftet nuk duhet të bëjnë këto 5 veprime në publik. Te tjerët bezdisen shumë!

Çiftet e lumtura janë ata të cilët bëjnë veprime të ndryshme, duke shqetësuar personat që janë pjesë në jetën e tyre.

Ndoshta, ata e bëjnë pa qëllim, por disa gjëra bezdisin të tjerët.

Numërojnë shpesh ditët derisa ta çojnë lidhjen e tyre në një nivel tjetër
Disa çifte përqëndrohen te planet e tyre dhe harrojnë çfarë po ndodh në mjedisin shoqërorë. Nëse janë thjesht të lidhur, mezi presin fejesën, apo martesën. Tema e bisedës së tyre është e njëjta dhe bëhen të mërzitshëm.

Flasin vetëm për fotot që kanë bërë së bashku
Të ndash një eksperiencë të bukur me shoqërinë është një nga gjërat më normale, por kur kjo gjë përsëritet bëhët e mërzitshme. Prandaj, kujdes shijojini pushimet dhe fotot e bëra, por mos u tregoni egoistë në shoqëri.

Thërrasin njëri-tjetrin me pseudonime në momentin e gabuar
Privatësia është një nga gjërat më të mira që ka një çift. Mundohuni të mos e ekzagjeroni në sytë e miqve tuaj, pasi mund të dukeni shumë të përkëdhelur. Ruajini disa gjëra për veten tuaj!

E quajnë veten “ çifti perfekt”
Miqtë gëzohen që ju jeni një çift pa probleme, por duke e thënë shpesh këtë gjë në sytë e tyre, tingëllon keq. Ndonjëherë, më mirë tregojeni me vepra, sa çift perfekt jeni!

E quajnë veten ekspertë lidhjesh
Eksperienca të bën të shmangësh gabimet në një lidhje. Çiftet harrojnë ndonjëherë se përveç qëllimit të mirë për të dhënë këshilla dikujt si të sillet në një lidhje, ata e mbivlerësojnë veten. Kjo gjë shkakton shqetësim te njerëzit e tjerë, kujdes.

Gazetari

Read Previous

Djaloshi nga Shtimja ‘kallë’ atmosferën n;Kosovë Show me zërin e tij

Read Next

Emily godet sërish: ‘Selfie’ superseksi