Chelseat i duket i shtrenjtë Sancho

“Blues” nuk janë të gatshëm t’i paguajnë 120 milionë euro për mesfushorin ofanziv të Borussia Dortmundit, të cilin e duan disa klube të Premierligës

Jadon Sancho është njëri prej futbollistëve më të kërkuar në treg kohëve të fundit, shkruan Gazeta Express.

Ylli anglez është bërë objektiv i klubeve të Premierligës, të cilat e duan në gjirin e tyre gjatë verës që vjen.

Njëri prej klubeve që e do përfaqësuesin anglez është edhe Chelsea.

Mirëpo, mediumi britanik “Daily Star” raporton se “Blues” nuk janë të gatshëm t’i paguajnë 120 milionë euro, aq sa i kërkon Borussia Dortmundi për të.

Fituesi i fundit i Europa League është tërhequr nga Sancho pasi arriti t’i sigurojë shërbimet e yllit të Ajaxit, Hakim Ziyech.

Ndërkohë, interesim për Sanchon kanë shfaqur edhe gjigantët tjerë anglezë, Manchester United, Manchester City, Liverpool e Tottenham. /Gazeta Express/

0 Reviews

Write a Review

Besnik Mullaliu

Read Previous

Vuçiqi i kërkon Thaçit kompromis: Marrëveshja finale nuk është çështje dëshire

Read Next

​‘Turqia mbetet partner i besueshëm i Kosovës’