Chelsea në janar transferon sulmuesin gjerman

Chelsea më në fund do të jetë në gjendje të bëjë blerje pasi skadon dënimi i UEFA-s.

Mediat angleze raportojnë se Frank Lampard do të ketë të paktën 150 milionë për përforcime dhe një nga objektivat kryesore është sulmuesi i Leipzig, Timo Werner.

Sipas Daily Express, sulmuesi gjerman ka shënuar 23 gola dhe kontrata e tij skadon në verën e 2023.

Leipzig po kërkon të paktën 80 milionë euro, gjë që mund të bëjë që Chelsea të paguajë dhe të prishë planet për Bayernin, i cili ende dëshironte të sjellë një golgeter të shkëlqyer gjatë verës.

Megjithatë, ajo që paraqet problem për Chelsea është fakti që Leipzig do ta ketë shumë të vështirë të heqë dorë nga ylli i tij në mes të sezonit, duke ulur ndjeshëm mundësinë e fitimit të titullit historik në Bundesligë, transmeton KosovaPress.

Por, në futboll gjithçka është gjithmonë e mundur, veçanërisht kur paratë e mëdha janë në lojë, dhe Chelsea me siguri do të ishte edhe më i fortë me Werner dhe do të garonte për titullin e kampionatit anglez sezonin e ardhshëm. 

Gazetari

Read Previous

Hetohet një rrjet i adoptimeve të paligjshme

Read Next

Thaçi dekoron Hashim Halitin me urdhrin “Luftëtar i Lirisë – Adem Jashari”