Shkence 

Çfarë është tërmeti dhe nga se shkaktohet

Të dhënat historike tregojnë se tërmetet kanë shkatërruar krejtësisht disa herë Durrësin, teksa lëkundjet sizmike renditen të parat për katastrofat që mund t’i krijojnë vendit fatkeqësitë e tjera natyrore. Shqipëria renditet e 43-ta në botë për rrezikun nga tërmetet, ndërsa lëkundjet shkatërruese mund të shfaqen çdo shekull. Ekspertët tregojnë se vendi nuk ka as fondet e as infrastrukturën e mjaftueshme për të përballuar dukuri të tilla. Ja qytetet më të rrezikuara nga tërmetet dhe llojet e ndërtesave që shemben

Amfiteatri 2700-vjeçar i Durrësit, një vepër gjigante antike, u zbulua vetëm në fund të viteve ‘60. Vendasit thonë se shkak u bë fundosja e një fiku që zgjoi kuriozitetin edhe të arkeologëve për të zbuluar pse pema u zhyt thellë në tokë. Pas gërmimeve poshtë kodrës plot me banesa u gjet objekti gjigant antik 2700-vjeçar, Amfiteatri i Durrësit. Gërmimet zbuluan se poshtë qytetit të Durrësit ishin rrënojat e një qyteti antik të vjetër.


Llambro Duni, ekspert i njohur i sizmologjisë në vend, thotë se ka dëshmi të besueshme se qyteti i vjetër i Durrësit (Dyrrahum) është goditur disa herë nga tërmete të fortë, të cilët kanë shkaktuar dëmtime serioze njerëzore dhe ekonomike. Të dhënat historike tregojnë se në vitet 177 para Krishtit, 344 pas Krishtit dhe më vonë në vitet 506, 1273, 1279, 1869 dhe 1870 qyteti është shkatërruar totalisht.
Duni thotë se goditje të ngjashme ka pësuar edhe Butrinti në vitin 1153 dhe Apolonia që është shkatërruar tërësisht në shekullin I, para Krishtit. Më vonë, gjatë shekullit XX, vendin tonë e kanë prekur një numër tërmetesh të fuqishëm, ndër të cilët tërmeti i Shkodrës i vitit 1905; ai i Pogradecit, i vitit 1911; Tepelenës i vitit 1920; i Lushnjës i vitit 1959; i Korçës i vitit 1960; i Fierit i vitit 1962; i Dibrës më 1967; tërmeti i 15 prillit 1979 me epiqendër në territorin e Malit të Zi si dhe tërmeti i 9 Janarit 1988 në Tiranë.

Por tërmeti i fundit, që ndodhi në Shqiprin Qendrore shumë afër Durrësit me magnitudë 6.4 ballë, duke shkaktuar më shumë se 50 viktima dhe duke rrënuar qindra shtëpi, ka krijuar pasiguri, pasi Shqipëria, njësoj si Italia, Greqia dhe Turqia është në një rajon në mes të pllakave tektonike që, sipas studiuesve prodhojnë tërmet rreth 6 ballë gati çdo vit.

Një tërmet është rezultat i një lëshimi të papritur të energjisë së ruajtur në koren e Tokës që krijon valë sizmike.

Tërmetet maten në përputhje me rrethanat me një sizmometër, i njohur zakonisht si një sizmograf. Madhësia e një tërmeti raportohet në mënyrë konvencionale duke përdorur shkallën Richter ose një shkallë të lidhur me momentin (me madhësinë 3 ose tërmetet më të ulët janë të vështira për tu vërejtur dhe magnituda 7 duke shkaktuar dëme serioze në zona të mëdha).

Në sipërfaqen e Tokës, tërmetet mund të shkaktohen nga një lëkundje ose zhvendosje e tokës. Ndonjëherë, ata shkaktojnë cuname, e cila mund të çojë në humbjen e jetës dhe shkatërrimin e pasurisë. Një tërmet shkaktohet nga pllaka tektonike duke u mbërthyer dhe duke vendosur një tendosje në tokë.

Tërmetet mund të ndodhin natyrshëm ose si rezultat i aktiviteteve njerëzore. Tërmetet më të vogla mund të shkaktohen nga aktiviteti vullkanik, rrëshqitjet e tokës, shpërthimet e minave dhe eksperimentet bërthamore.

Në kuptimin e tij më gjenerik, fjala tërmet përdoret për të përshkruar çdo ngjarje sizmike qoftë një fenomen natyror apo një ngjarje e shkaktuar nga njerëzit që gjeneron valë sizmike. Shumica e tërmeteve që ndodhin natyrisht kanë të bëjnë me natyrën tektonike të Tokës. Tërmetet e tilla quhen tërmete tektonike.

Litosfera e Tokës është një pllakë në lëvizje të ngadaltë por të vazhdueshme të shkaktuar nga lëshimi në hapësirën e nxehtësisë të mantelit dhe bërthamës së Tokës. Kufijtë e pllakave bllokohen ndërsa pllakat lëvizin përtej njëra-tjetrës, duke krijuar stres fërkimi. Kur stresi i fërkimit tejkalon një vlerë kritike, të quajtur forcë lokale, ndodh një dështim i papritur.

Kufiri i pllakave tektonike përgjatë së cilës ndodh dështimi quhet rrafshi i defektit. Kur dështimi rezulton në një zhvendosje të dhunshme të kores së Tokës, energjia e tendosjes elastike lëshohet dhe rrezatohen valët sizmike, duke shkaktuar kështu një tërmet.

Ky proces i tendosjes, stresit dhe dështimit është përmendur si teoria elastike-rebound. Vlerësohet se vetëm 10 përqind ose më pak e energjisë totale të një tërmeti rrezatohet si energji sizmike. Shumica e energjisë së tërmetit përdoret për të fuqizuar rritjen e frakturës së tërmetit dhe shndërrohet në nxehtësi, ose lëshohet në fërkime.

Shumica e tërmeteve tektonikë kanë origjinën në thellësi që nuk kalojnë dhjetëra kilometra. Në zonat e nëndheshme, kur kores oqeanike më të vjetër dhe më të ftohtë zbresin poshtë një pjate tjetër tektonike, tërmetet me fokus të thellë mund të ndodhin në thellësi shumë më të mëdha (deri në shtatëqind kilometra).

Këto janë tërmete që ndodhin në një thellësi në të cilën litosfera e nënshkruar nuk duhet të jetë më e brishtë, për shkak të temperaturës së lartë dhe presionit. Një mekanizëm i mundshëm për gjenerimin e tërmeteve me fokus të thellë është faji i shkaktuar nga olivina që kalon një kalim fazor në një strukturë spinel.

Tërmetet gjithashtu mund të ndodhin në rajone vullkanike dhe janë shkaktuar atje si nga gabimet tektonike ashtu edhe nga lëvizja e magmës në vullkanet. Tërmetet e tilla mund të jenë një paralajmërim i hershëm i shpërthimeve vullkanike.

Fig. 1 Tërmetet dhe dëmtimet e tyre sipas shkallës Reichter

Rreziku i dëmeve nga tërmeti shtohet akoma më shumë po të marrim parasysh se në mjaft vende të botës popullsia është e përqëndruar në rajonet me aktivitet të lartë sizmik.

Praktikisht problemi i parashikimit të tërmeteve mund të ndahet në zgjedhjen e tre detyrave të mëdha. Prognoza e vendit, e forcës dhe ajo e momentit të lindjes së tërmetit të ardhshëm. Dy problemet e para tashmë kanë marrë rrugë dhe po zgjidhen nëpërmjet studimeve për rajonizimin sismologjik. Nga një material i madh sismologjik i mbledhur nder vite është bërë plotësisht i qartë dallimi i brezeve kryesor sizmik në të gjithë globin tokësor. Potenciali sizmik i tyre si dhe shpërndarja në kohë dhe në hapësirën e tërmeteve në to.

Në vendin tonë ka një shërbim te rregullt sizmologjik. Sherbimmi është në gjëndje të dedektojë një diapazon të gjërë të tërmeteve të Shqipërisë. Si dhe të kryejë studime me rëndësi për sizmicitetin e Shqipërisë.

Nga studimet sizmologjike të kryera, në kuadrin e rajonizimit sizmologjik të vëndit tonë. Tashmë janë të njohura, shpërndarja në kohë dhe në hapësirën e tërmeteve të Shqipërisë. Gjithashtu edhe ligjëshmëritë e përsëritjes së tyre etj.

Nga studimet sizmotektonike, në bazë të kritereve efektive gjeologjike mbi sizmicitetin, është bërë e mundur të përcaktohet rreziku sizmik. Në bazë të këtyre studimeve, janë zgjidhur dy problemet e para të prognozimit. Prognozimi i vendit dhe prognozimi i rrezikut maksimal. Duke u nisur nga fakti që tërmetet e fortë në të njëjtin rajon përsëriten mbas një periudhe të gjatë kohe. Në disa raste i kalojnë disa qindra vjet. Eshtë e kuptueshme se mund të ndodhë (nga mungesa e materialit sizmologjik historik) që për ndonjë pikë të mos jetë prognozuar mirë vendi dhe forca maksimale.

Tërmetet harta e zonave sizmike
Fig.3 Tërmetet dhe harta e zonave sizmike ne Shqiperi

Dikur mendohej që kufiri më i madh i forcës së tërmeteve në rajonin e Gollobordës të mos i kalonte 7 ballë. Por tërmeti i 30 nëntorit 1967, me intensitet 9 ballë ndryshoi krejtësisht njohuritë tona për këtë rajon. Kjo bën të nevojshme që studimet sismologjike mbi sizmicitetin e Shqipërisë të thellohen me qëllim që harta sizmike të saktësohet më tej.

Problemi i parashikimit të momentit të lindjes së tërmetit në veçanti si dhe gjetjes së rrugëve më efektive e të sigurta të prognozimit të vendit dhe forcës, është bërë tani objekt i studimeve serioze. Duke përdorur një varg teknikash moderne vrojtimi, eksperimentimi laboratorik.

Në përgjithësi studimet në këtë fushë të bazuar në hipotezën se tërmetet lindin si rezultat i grumbullimit dhe i shpërthimit të sforcimeve në koren e tokës dhe në mantelin e saj. Keto janë të lidhura nga ana e tyre në evolucionin tektonik që pëson sot korja e tokës.

tërmetet termeti shkoder
Fig.2 – Tërmetet shkaktojnë dëme kolosale si në vitin 1979 në Shkodër

Nga studimet që janë bërë janë veçuar tre tipe deformimesh të Tokës. Deformime të ngadalta në rrjedhën e përgjithshme të aktivitetit sizmik. Të cilat vazhdojnë për një kohë të gjatë, me një shpejtësi të vogël nga 1 deri disa mm në vit. Deformimet të përshpejtuara që evidentohen disa vjet përpara tërmetit të fortë (4-5 deri 10 vjet). Të cilat kanë shpejtësi gati 10 herë më të madhe se ato të tipit të parë. Tipi i tretë i deformimeve është lëvizja e njiherëshme e truallit e cila lidhet me vetë monolitin e lindjes së tërmetit.

Zakonisht pak përpara tërmetit ndryshon shenja e deformimit. Dukuri të tilla janë bërë para tërmeteve që kanë rënë në Japoni, në Niigata  dhe Matsushiro. Shpejtësia e lëvizjeve para tërmetit arriti mbi 50 mm/vit. Deformimet e kores së tokës evidentohen me anën e përsëritjeve të nivelacionit të klasit të lartë gjeodezik dhe të triangulacionit. Keto rekomandohen të bëhen të paktën në çdo 5 deri në 10 vjet në rajone me aktivitet të theksuar sizmik.

Deformimiet e tokës maten në mënyrë të vazhdueshme me aparatura gjeofizike. Aparaturat janë në gjendje të dedektojnë deformime deri në të miliontat milimetri. Këto lloje matjesh konsiderohen nga më premtueset.

Është vërtetuar tashmë se aktiviteti rajonal i mikrotermeteve është shumë i ngjashëm me aktivitetet e tërmeteve të mëdhenj. Studimi i shpërndarjes së tërmeteve të dobët dhe shumë të dobët, në hapësirë dhe në kohë jep njohuri mbi zonat ku ka rënë apo po pregatitet të bijen tërmete të mëdhenj.

goditjet valet e termeteve tërmetet
Fig.4 – Tërmetet dhe valet para dhe pas goditjes kryesore

Edhe në Shqipëri, sipas të dhënave që ka qendra sizmologjike. Aktiviteti sizmik i tërmeteve të vegjël i këtyre vjetëve të fundit. Përputhet plotësisht me aktivitetin sizmik të tërmeteve të mëdhenj të vrojtuar për një kohë shumë të gjatë.

Me rëndësi paraqitet studimi i mekanizmit dhe i shpërndarjes në hapësirë dhe në kohë i paragoditjeve. Siç thamë, tërmeti lind në momentin që toka në thellësi thyhet. Në këtë rast formohen sforcimet që janë çliruar në zonën e vatrës para thyerjes kryesore (d.m.th. para tërmetit të madh).

Në proçesin e fillimit të çlirimit të sforcimeve toka pëson «plasaritje» ku çdo «plasaritje» përfaqëson nji paragoditje, nje tërmet. Ato mund të fillojnë disa kohë para termetit të madh. Frekuenca dhe energjia e të cilave ndryshon me aktivitetin e zakonshëm të mikrotërmeteve.

Rritet shpejt si nga numri ashtu edhe nga energjia, (jo sipas ligjëshmërisë së zakonëshme). Këto paragoditje dedektohen si zakonisht, nga stacionet sizmologjike me ndjeshmëri të lartë. Ato mund të vrojtohen dhe nga njerëzit që banojnë në zonën e epiqendrës. Ngandonjiherë këto janë kaq të vogla saqë nuk ndjehen nga njerëzit por ndjehen nga kafshët të cilat shqetësohen.

Nga studimi i tërmeteve të Shqipërisë rezulton se në pjesën më të madhe të tërmeteve të fortë ka patur goditje që janë ndjerë nga njerëzit të cilët të shqetësuar kanë dalë jashtë ndërtesës. Goditja kryesore, që ka ardhur zakonisht pas nji kohe të shkurtër, i ka gjetur jashtë rrezikut. Studimi i shpërndarjes në kohë dhe në hapësirë i paragoditjeve ndihmon shumë në prognozimin e tërmeteve.

Drejtimi i tretë është studimi i fushave gjeomaknetike dhe gjeoelektrike në rajonin ku pregatitet tërmeti. Si rezultat i gjendjes nënsforcim para tërmetit të fortë janë vrojtuar anomali në komponentet e këtyre dy fushave fizike të cilat janë të lidhura pa dyshim me tërmetin.

Të fundit nga kategoria

Leave a Comment

Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial