Messi: S’do të tërhiqem nga futbolli pa e fituar Kupën e Botës

Sot është ditëlindja e tij. Lionel Messi feston plot 31 vite jetë. Ai po përgatitet për ndeshjen ndaj Nigerisë, që konsiderohet shumë e rëndësishme për kalimin e grupit. Jo çdo gjë është në dorë të argjentinaseve, pasi ata janë edhe me një vesh nga takimi i Islandës me Kroacinë. “Kupa e Botës për Argjentinën do të thotë shumë, gjithashtu edhe për mua. E kam pasur gjithmonë ëndërr të shikoja veten time duke ngritur Kupën e Botës. Do të lumturoheshin miliona argjentinas nëpër botë. Ne nuk mund të dorëzohemi. Kam fituar…

Read More

Carlos: Të gjithë po flasim për Neymarin, por ja kush po e shpëton Brazilin

Te Brazili gjithnjë e më shumë përmendet emri i Neymar si ylli kryesor i ekipit. Neymar shihet si lojtari pa të cilin Brazili nuk ecën dot përpara. Por nuk ndan këtë mendim ish-mbrojtësi i Kombëtares Braziliane, Roberto Carlos. Ai mendon se Coutinhoështë ai që po e mban Brazilin dhe jo Neymar. “Më pëlqen shumë të shoh këtë djalë duke luajtur. Është fantastik me topin, por edhe i zgjuar kur nuk e ka atë. Është shumë i zoti për të gjetur pozicionin ideal në fushë”. “Të gjithë flasin për Neymar, por…

Read More

Dortmund rrit interesimin në Bonaventuran

Borussia Dortmund ka rritur interesimin e tyre për mesfushorin e talentuar të Milanit, Giacomo Bonaventura. Sipas seksionit sportiv të QS në La Nazione, italiani është një objektiv i fortë transferimi për skuadrën nga Bundesliga. Ai mbush 29 vjet në muajin gusht dhe agjenti Mino Raiola dihet se ka lidhje me tashmë me Dortmundin. Reprezentuesi italian është nën kontratë deri në qershor të vitit 2020, por mund të largohet nga San Siro. Largimi i tij do të ishte i mundshëm nëse Milani përjashtohet nga Evropa për shkak të shkeljeve financiare të…

Read More

Kaos tek Argjentina, futbollistët bojkotojnë stërvitjen dhe e lënë Sampaolin në stol

Një situatë kaotike ka mbërthyer kombëtaren e Argjentinës, në këtë Kampionat Botëror që po mbahet në Rusi. Një klan lojtarësh të Argjentinës i kanë kërkuar zyrtarisht Federatës që të shkarkojë trajnerin Jorge Sampaoli para ndeshjes së fundit ndaj Nigerisë, por kjo e fundit e ka refuzuar këtë kërkesë. Presidenti i Federatës Argjentinase të Futbollit, Claudio Tapia, fillimisht ka qenë i lëkundur me këtë kërkesë, përcjell KP. Por, pas një takimi me vetë trajnerin ka vendosur ta konfirmojë në detyrë Sampaoli, duke sjellë përçarjen mes trajnerit e Federatës nga njëra anë…

Read More

Zvicra nuk pret që Xhaka e Shaqiri të dënohen

Vendimi i FIFA-s për t’i hetuar Granit Xhakën dhe Xherdan Shaqirin ka shokuar Federatën Zvicerane të Futbollit. Pak orë pasi FIFA njoftoi se do t’i hetojë lojtarët për festimet me shqiponjë pas golave ndaj Serbisë, menaxheri i kombëtares zvicerane, Claudio Sulser, që ishte drejtor i Komitetit të Etikës së FIFA-s deri më 2012 insistoi se “festimi me shqiponjë nuk ishte mesazh politik”. “Nuk e di nëse FIFA do të intervenojë dhe sipas mendimit tim, nuk është diçka e keqe. Ishte veprim në afekt, dhe mendoj se FIFA nuk do ta…

Read More

Salahun e duan të gjithë, egjiptiani shpallet ‘Qytetar Nderi’ i Çeçenisë

Mohamed Salah është njëri nga futbollistët më të dashur në botë. Ylli egjiptian po qëndron aktualisht në Rusi ku po mbahet Kampionati Botëror me Kombëtaren e tij Egjiptin. Përderisa egjiptianët kanë pësuar dy humbje dhe tanimë janë të eliminuar, po presin ta luajnë edhe ndeshjen e tretë. Kjo ndeshje ku Egjipti do të përballet me Arabinë Saudite do të jetë për prestigj, pasi të dyja skuadrat kanë humbur shanset për të vazhduar tutje. Në prag të kësaj sfide, Mohamed Salah ka marrë një çmim në Grozny të Çeçenisë që është…

Read More

Policia e Kosovës jep detaje për aksidentin ku humbi jetë Gazmend Sinani

Policia e Kosovës, përmes një komunikate për media ka dhënë detaje për aksidentin e ditës së djeshme në rrugën Tirana në Gjakovë, ku ka humbur jetë përfaqësuesi i Kombëtares së Basketbollit të Kosovës, Gazmend Sinani dhe mbetën të lënduar disa të tjerë, transmeton “Zëri.info”. Sipas policisë së Kosovës, ngasësi i makinës e ka humbur kontrollin me c`rast ka goditur një shtyllë dhe pas kësaj ngjarje ai është arrestuar. Sipas policisë së Kosovës në këtë aksident janë lënduar 4 persona ndërsa një ka mbetur i vdekur. Ja njoftimi i plotë i…

Read More

Trondit trajneri i Argjentinës, e lë Messin jashtë formacionit startues kundër Nigerisë

Trajneri i Argjentinës, Jorge Sampaoli, është duke planifikuar ndryshime në ndeshjen më vendimtare të ekipit të tij kundër Nigerisë të martën në Shën Petersburg, raportojnë mediat argjentinase. Sampaoli, i cili është nën presion tejet të madh pasi dy herë fituesi i Kupës së Botës rrezikon të eliminohet herët nga Kupa e Botës Rusia 2018, pas barazimit 1-1 në ndeshjen hapëse kundër Islandës dhe humbjes turpëruese 3-0 nga Kroacia në ndeshjen e dytë, ka eksperimentuar gjatë seancave stërvitore ditët e fundit duke e testuar një formacion 3-4-4 ma praninë dhe varësinë…

Read More

‘Blick’ zviceran i godet keq serbët me këtë postim‘Blick’ zviceran i godet keq serbët me këtë postim

Magazina zvicerane “Blick” i ka goditur keq serbët pasi këta të fundit vazhdojnë të ankohen për gjithçka pas humbjes nga Zvicra, shkruan Zeri.info. “Zemërimi i serbëve është i pakufishëm pas humbjes 1:2 nga Zvicra. Ata po ankohen në referim, në FIFA-n, në Xhakën e Shaqirin, në të gjithë botën”, ka shkruar “Blick” në grupin e tij në rrjetin social, Facebook. /Zëri/

Read More