Sporte 

Vedat Muriqi arrin marrëveshje me klubin e njohur evropian

Vedat Muriqi do të bëhet me klub të ri në afatin kalimtar të verës. Sulmuesi i Kosovës dhe Rizesporit, ka arritur marrëveshe në parim me gjigantin turk, Fenerbahce. Lajmi është bërë i ditur sot nga gazeta Hurriyet, e cila ka zbuluar edhe shumën e marrëveshjes. “Një marrëveshje me Muriqin në parim është arritur, siç është thënë edhe në intervistë. Fenerbahce dhe Rizespor po i vazhdojnë bisedimet. Bazuar në informata nga klubi i Rizesporit, me të cilët Vedati ka kontratë deri në 2020, bëhet fjalë për një ofertë 3 milionë euro…

Lexo më shumë
Sporte 

Halimi, portieri i vetëm kosovar që po luan në liga elitare

Arijanet Muriq e Samir Ujkani janë portierët e parë të Kosovës. Muriq nuk i ndahet stolit në ndeshje kampionale të Manchester Cityt, ndërsa Samir Ujkani nuk është fare në planet e skuadrës turke Rizespor.  Kosova megjithatë e ka një portier që po qëndron mes shtyllave në ndeshje të skuadrës të një lige të respektuar evropiane. Bëhet fjalë për Betim Halimin, 23-vjeçari nga Pozherani, që tani është pjesë e skuadrës së kampionatit ukrainas Olimpik Donetsk.  Halimi është i vetmi portier kosovar që së fundi po aktivizohet në ndonjë ligë elitare evropiane,…

Lexo më shumë
Sporte 

Guardiola: Fitoret e vonshme të Liverpool nuk na dekoncentrojnë

Gara e ashpër për titullin e kampionit në Premierligë mes Manchester City dhe Liverpool po vazhdon. Liverpool në ndeshjet e fundit ka arritur të shënoj fitore në minutat e fundit të ndeshjeve, fakt ky që tregon dy gjëra; Karakterin e fortë, por edhe pasigurinë në këtë rrugëtim. Këto fitore të Liverpool i kanë lënë përshtypje të mira Pep Guardiolas, megjithatë, nuk do ta dekoncentrojnë atë apo skuadrën e tij. “Zero. Ndoshta për ta është më mirë, por për ne, zero” ka thënë Guardiola i pyetur për ndikim psikologjik të këtyre…

Lexo më shumë
Sporte 

KF Vushtrria kthehet me fitore nga Istogu

Ndeshja si mysafir i ka sjellur fitoren e rradhës vushtrriasve. Ata dominuan sot në ndeshjen ndaj Istogut duke fituar me rezultat 2:1, ku shënuan të parët në takim për rezultatin 1:0. Ishte një supergol i Labinot Osmanit ia cili solli këtë ndryshim, e portën e KF Istogut e tundi sërish Shqipdon Mehmeti për 2:0. Pak minuta para përfundimit të ndeshjes edhe nikoqiri i takimit arrit të shënoj një gol që ishte edhe goli i vetëm për këtë skuadër në këtë takim. Me këtë fitore Vushtrria siguron qëndrueshmërinë në pozitën e…

Lexo më shumë
Sporte 

Llapi mposhti KEK-un, mban hapin për titull

Skuadra e Llapit ka shënuar fitore shumë të rëndësishme në udhëtim te KEK-u (0-1), për të mbajtur hapin për titull të Superligës së Kosovës në futboll. Mysafirët shënuan fitore minimale dhe tre pikët i arkëtuan falë autogolit të shënuar nga Leonat Vitija në minutën e 72-të të takimit. Llapi tani në vendin e dytë ka 57 pikë, derisa KEK-u i rënë nga liga ka vetëm një pikë pas 26-të xhirove. Në sfidën tjetër Drenica ka shënuar fitore prej 2-0 ndaj Trepçës ‘89. Të dy golat për vendasit i shënoi mesfushori…

Lexo më shumë
Sporte 

Mancini reagon pas fyerjeve raciste ndaj Kean

Selektori i kombëtares së Italisë, Roberto Mancini, ka reaguar pas ngjarjeve të fundit në futbollin italian, ku ylli i Juventus, Moise Kean, ishte viktima e sulmeve raciste. Kean vuajti nga fyerjet raciste gjatë ndeshjes që Juventus e zhvilloi kundër skuadrës së Cagliari, në kuadër të xhiros së 30-të në Serie A. Pas këtyre ngjarjeve, një reagim ka ardhur edhe nga selektori i Italisë, Roberto Mancini, i cili ka cilësuar këto ngjarje si të papranueshme. “Gjestet e përdorura ndaj Kean janë të papranueshme “ ka thënë Mancini për reporterët, transmeton lajmi.net.…

Lexo më shumë
Sporte 

Barcelona merr një lajm të rëndësishëm rreth Ousmane Dembele

Skuadra e Barcelonës ka mësuar një lajm me shumë rëndësi rreth yllit të skuadrës, Ousmane Dembele. Reprezentuesi francez është rikthyer në stërvitjet me skuadrën, pak kohë para ndeshjes që katalanët e luajnë kundër skuadrës së Manchester United. Dembele ka gjasë ta humb ndeshjen çerekfinale si pasojë e një lëndimi, por duket se ai do të jetë i gatshëm të kthehet në kohë, pasi është kthyer për stërvitjet me grupin, transmeton lajmi.net. Rikthimi i Dembeles ka ardhur në një kohë shumë të rëndësishme, kur skuadrën e presin duelet me Atletico Madrid…

Lexo më shumë
Sporte 

Gnabry, pasardhësi natyral i Lewandowskit dhe Kloses

Bayern Muencheni dhe Përfaqësuesja e Gjermanisë, janë të bashkuar nga problemi i njëjtë: si të zëvendësohet një sulmues që shënon pothuajse në çdo ndeshje?  Te Bayerni po shqetësohen për të gjetur një pasardhës të polakut Robert Lewandowski, derisa te Gjermania ende janë në kërkim të një lojtari që do të zëvendësonte Miroslav Klosen.  Mirëpo, duket se përgjigja për të dyja ekipet është Serge Gnabry. Te Gjermania ka pasur shumë lojtarë që kanë ardhur dhe kanë shkuar me shpresën se do ta zëvendësonin Klosen, por duket se trashëgimia e tij ka…

Lexo më shumë
Sporte 

Sot luhen dy ndeshjet e fundit të javës së 24-të në Superligën e Kosovës

Xhiro 24 e Ipko Superligës mbyllet sot me dy takime tejet interesante. Në Therandë, Ballkani është nikoqir i Prishtinës. Skuadra e Sami Sermaxhajt ka bërë të gjitha përgatitjet për paraqitje sa më të mirë e mbi të gjitha për t’i arkëtuar tri pikë. Por, kjo mbetet të shihet nëse do ta lejojë Prishtina këtë gjë, e cila është deklaruar e gatshme për sfidën që nis prej orës 14:00. Ndërkohë, lideri aktual, Feronikeli udhëton në kryeqytet për t’u ndeshur me Flamurtarin. Të dy skuadrat pretendojnë fitoren në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në…

Lexo më shumë
Sporte 

Ngritja e Pepajt: pas titujve në Ligë të Dytë dhe të Parë, tash e kërkon në Superligë

Pasi në dy edicionet paraprake fitoi nga një titull kampioni të Kosovës në basketboll, me dy ekipe të ndryshme që u promovuan në një kategori më lart të këtij sporti, këtë edicion Ardit Pepaj po kërkon titullin e tretë rresht dhe më të rëndësishmin në karrierën e tij.  19-vjeçari këtë edicion është pjesë e skuadrës Golden Eagle Ylli, që po lufton për titull kampioni. Ekipit nga Suhareka iu bashkua para fillimit të këtij edicioni pas suksesit që e shijoi me Lipjanin, shkruan sot Koha Ditore. Pepaj edicionin e shkuar ndihmoi…

Lexo më shumë
Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial