Sporte 

Futbollisti nga Mitrovica sonte luan kundër Kosovës, dikur kishte refuzuar “Dardanët”

Sead Haksabanoviq sot pritet të luajë për Malin e Zi në ndeshjen kundër Kosovës Sead Haksabanoviq, futbollisti i West Hamit, por që është i huazuar te Norrkoping në të kaluarën ka pasur ftesë nga Kosova, por ai kishte refuzuar ‘Dardanët’. Albert Bunjaki tregon se është takuar me babain e futbollistit, pasi familja e tij janë me origjinë nga Mitrovica. “Kam biseduar disa herë me babain e Haksabanoviqit, kam qenë shumë i interesuar që ta marrë te Kosova, por ai nuk pranoi me ardhë. Unë isha i interesuar ta ftoj atë…

Lexo më shumë
Sporte 

Trajneri i Sociedadit: Messi s’do të përshtatej te ne, do të më shkaktonte dhimbje koke

Trajneri i Real Sociedadit, Imanol, pretendon se ylli i Barcelonës, Lionel Messi,  nuk do të përshtatej mirë në skuadrën e tij dhe shtoi se detyra e të stërvitur argjentinasin do t’i shkaktonte atij dhimbje koke. Lionel Messi e ka një rekord të mrekullueshëm kundër Real Sociedadit, duke i shënuar 15 gola dhe asistuar tetë të tjera në vetëm 20 ndeshjet e zhvilluara kundër tyre në të gjitha garat, transmeton Gazeta Express. Megjithatë, Imanol beson se mentaliteti i një lojtari me aq shumë arritje të mëdha nuk do të përshtatej me…

Lexo më shumë
Sporte 

Dresheviq i lumtur për debutimin me fitore te Kosova

Ibrahim Dresheviq e ka cilësuar ndeshje të veçantë debutimin te Kosova në fitoren 1:0 kundër Gjibraltarit. Dresheviq u paraqit për herë të parë në fanellën e Kosovës. “Një ndeshje e veçantë për mua, e para, e kam pritur këtë”, ka deklaruar Ibrahim Dresheviq për SuperSport Kosovën, përcjell lajmi.net. “Kemi mbajtur portën e paprekur, e vështirë të luhet kundër skuadrave të tilla, e rëndësishme që arritëm fitoren”.

Lexo më shumë
Sporte 

Samir Ujkani i befasuar me tifozët e Kosovës

Samir Ujkani është deklaruar pas ndeshjes së fituar 1:0 nga Kosova në ‘Fadil Vokrri’ kundër Gjibraltarit. “Ka qenë shumë me rëndësi të mos pranojmë gol”, ka deklaruar Ujakani pas ndeshjes, përcjell lajmi.net. “Aspekti i lojës ka qenë të bëjmë aksione të mira, atë që e ka lyp edhe trajneri, e kemi ditur se ata do të mbrohen. Këto ndeshje i fiton 1:0, 5:0 ose mundesh ti humbasësh”. Kapiteni gjatë kësaj deklarate ka falënderuar tifozët, për mbështetjen e madhe në ‘Fadil Vokrri’, pavarësisht se ishte ndeshje miqësore. “E falënderoj publikun, në…

Lexo më shumë
Lajme Sporte 

Thjeshtësia e një politikane – Vjosa Osmani refuzon zonën VIP, shikon ndeshjen bashkë me qytetarët e thjeshtë në tribunë

Ka filluar para pak çastesh dueli miqësor mes Kosovës dhe Gjibraltarit.Përkundër faktit se është takim revyal, tribunat janë të stërmbushura. E në tribuna është parë edhe Vjosa Osmani, e cila duket se ka refuzuar zonën VIP, për të zënë vend në tribunën perëndimore. Përveç saj janë parë edhe figura të tjera politike dhe ato publike.Mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat sa i përket ndeshjes, kurse ne do t’iu raportojmë në kohë reale për çdo ndryshim eventual.

Lexo më shumë
Lajme Sporte 

Crvena Zvezda kthehet në Serbi, s’ka ndeshje ilegale në Kosovë

Policia e Kosovës dhe Njësitet Speciale edhe njëherë janë treguar të vëmendshëm ndaj provokimeve serbe, pasi kanë ndaluar hyrjen e ekipit të Crvena Zvezdës në territorin e Kosovës për të zhvilluar një ndeshje ilegale. Crvena Zvezda po planifikonte të luante sot ndeshjen e raundit të 1/16 në kuadër të Kupës së Serbisë kundër Trepçës ilegale në Zveçan. Por në vendkalimin administrativ të Jarinjës, forcat policore të Kosovës të mobilizuara kanë bllokuar hyrjen e serbëve në territorin e Republikës tonë dhe i kanë detyruar të kthehen mbrapsht, shkruan lajmi.net. Federata e…

Lexo më shumë
Lajme Sporte 

Trepça – Crvena Zvezda pritet të luhet nesër në Serbi

Pasi që Policia e Kosovës është e vendosur të mos e lejojë hyrjen e Crvena Zvezdas në territorin kosovar, ndeshja mes Trepçës dhe klubin nga Beogradi pritet të zhvillohet nesër në qytetin serb Stara Pazova. Gazeta serbe Kurir raporton se ndeshja Trepça – Crvena Zvezda, në kuadër të Kupës së Serbisë, do të zhvillohet në Serbi nesër, e jo sot në orën 15:00 në Kosovë siç ishte planifikuar fillimisht, transmeton Gazeta Express. Federata e Futbollit e Kosovës kishte lajmëruar se ndeshja nuk do të zhvillohet dhe për këtë gjë kishte…

Lexo më shumë
Lajme Sporte 

Policia, e vendosur të mos i lejojë futbollistët serbë të hyjnë në Kosovë

Ndeshja e planifikuar të zhvillohet sot në orën 15:00 mes klubit serb nga Kosova, Trepça, dhe Crvena Zvezdas në territorin e Kosovës nuk do të zhvillohet. Forcat policore në Jarinë janë vendosur për të mos e lejuar hyrjen e futbollistëve serbë. Federata e Futbollit e Kosovës kishte lajmëruar se ndeshja nuk do të zhvillohet dhe për këtë gjë kishte kërkuar ndihmë nga Policia e Kosovës, e cila e kishte detyrën për t’i ndalur futbollistë serbë të hyjnë në territorin e Kosovës, transmeton Gazeta Express. FFK-ja e ka kundërshtuar pjesëmarrjen e klubeve…

Lexo më shumë
Lajme Sporte 

Tifozët e Crvena Zvezdës ia mësyjnë Kosovës, mbërrijnë në kufi

Tifozët e Crvena Zvedës, të njohur si “Delije” ia kanë mësyrë Kosovës, për ta mbështetur ekipin e tyre të zemrës, i cili është paraparë të luajë sot në Kosovë kundër Trepçës serbe, në kuadër të Kupës së Serbisë. Por, tifozët serbë nuk pritet të lejohen të futen në territorin e shtetit tonë Një grup tifozësh të Crvena Zvezdës ia kanë mësyrë sot Kosovës, shkruan Gazeta Express. Në fakt, tifozët e njohur me emrin “Delije” synojnë të futen në territorin e Republikës së Kosovës për ta mbështetur ekipin e tyre të…

Lexo më shumë
Sporte 

Kosova vazhdon përgatitjet për ndeshjet e tetorit

Kombëtarja e Kosovës po vazhdon përgatitjet për dy ndeshjet e radhës së muajit tetor. Kosova më 10 tetor zhvillon ndeshjen miqësore kundër Gjibraltarit në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, shkruan lajmi.net. 14 tetori sjellë përballjen interesante dhe shumë të rëndësishme për ‘Dardanët’, që presin Malin e Zi në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020. Skuadra e drejtuar nga Bernard Challandes po vazhdon përgatitjet për këto dy ndeshje. Në këto momente (e martë, 18:20), Kosova po kryen stërvitjen e radhës në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Lexo më shumë
Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial