Shtatë gjërat që i ndodhin trupit nëse hani qepë çdo ditë

Qepët janë përdour që në lashtësi. Egjiptianët e lashtë besonin se përfaqësonte përjetësinë me ndërtimin e saj prej dy shtresash koncentrike. Ne nuk ju premtojmë dot që ngrënia e qepëve do t’ju japë përjetësinë, por mund të përmirësojë cilësinë e jetës suaj. Qepët kanë shumë vlera ushqyese, përmbajnë një sasi të mirë të protinave, fibrave si dhe vitaminë C, selen, folate dhe antioksidantë të ndryshëm. Edhe komponimet sulfurike që shkaktojnë lot, janë të dobishme sepse ulin riskun e prekjes nga kanceri. Kështu që herën tjetër, para se të thoni ‘Unë…

Read More

Nëntë gjërat që nuk i keni ditur për Hënën

Ju ndoshta dini se: Hëna u formua pasi një objekt me madhësinë e një planeti, u përplas me Tokën rreth 4.5 miliardë vjet më parë. Por a e dini se: Lindja e hënës mund të na ketë dhënë neve ditën tonë prej 24-orësh. Ju ndoshta dini se: Hëna shpesh kthehet në ngjyrë të kuqe ose ngjyrë kafe gjatë një eklipsi hënor. Por a e dini se: Ngjyra vjen nga atmosfera e Tokës. Ju ndoshta dini se: Hëna, ashtu si edhe Toka, nuk është një sferë e përkryer; ajo fryhet lehtësisht…

Read More

10 Fakte për shtresen e Ozonit.

-Kur u zbulua? Nga kush? dhe nga e mori emrin?Këto dhe shum fakte & kuriozitete të tjera i gjeni më poshtë. 1. Ozoni u zbulua për herë të parë nga kimisti gjerman-zviceran Christian Friedrich Schönbein në vitin 1839. 2. Ozoni është një gaz i zbehtë blu me një erë të veçantë ithët. 3. Schönbein e quajti ozonin nga fjala greke (ozein), që do të thotë (në erë). 4. Një molekulë e ozonit përbëhet nga tre atome oksigjeni. Nje molekule e oksigjenit ka vetëm dy atome. 5. Era ne perberjen e…

Read More

10 vende që nuk i shpjegon dot shkenca, por ekzistojnë

Ka shumë vende në planetin tonë për të cilat shkenca nuk ka një shpjegim. Vende që duken magjike  apo sikur i përkasin një bote tjetër, përcjell ‘shqip’ shkrimin. Më poshtë, vendet për të cilat nuk dihen ende se si janë formuar. Një rrjedhë e ujit në këtë vend të Minesotas nuk dihet se ku shkon. Drita në Norvegji. Akoma nuk dihet se si për çdo natë në Hessdalen në qiell shfaqen drita të çuditshme. Shpella movile në Rumani, e cila duket si një pjesë e planetit Mars. Liqeni Karachay, Rusi. nëse…

Read More

Zhdukja më e madhe katastrofike ndodhi para 2 miliardë vjetësh

Zhdukja më e madhe katastrofike në Tokë nuk u ndodhi dinozaurëve. Një studim i ri zbuloi se kjo ndodhi rreth 2 miliardë vjet më parë. Fenomeni solli zhdukje masive të 99% të jetës në Tokë, thanë shkencëtarët. Hulumtuesit morën në studim një mineral më shumë se 2 miliardë vjeçar në Ishujt Belcher të Kanadasë. Ata përdorën të dhënat gjeokimike në shkëmbinjtë në Kanada për të studiuar rënien e oksigjenit në atmosferë. Studimi u përqendrua në fenomenin e quajtur “Ngjarja e madhe e oksidimit”. Çfarë ndodhi? Miliarda vite më parë vetëm mikroorganizmat…

Read More

Vullkani më i rrezikshëm në botë që mund të shkatërrojë njerëzimin

Çfarë e kërcënon jetën në planetin tonë? Me siguri, kriza aktuale e klimës është përgjigjja e saktë. Jo të gjitha kërcënimet ekzistenciale për të cilat duhet të shqetësohemi krijohen nga njeriu: disa nga këto plotësisht i shpëtojnë kontrollit tonë. Asteroidet që rregullisht rrëshqasin Tokën (në raport me distancat kozmike) janë një kujtesë e vazhdueshme e faktit që ngjarja që 66 milion vjet më parë shkaktoi zhdukjen e dinosaurëve (dhe 99% të specieve të gjalla) mund të përsëritet herët a vonë. Sidoqoftë, shumë më pak shqetësime janë supervullkanët e shpërndarë në…

Read More

Rregulli i Arte ne trup dhe fytyre

Rregulli i arte eshte nje seri numrash te zbuluara nga matematikanti Leonardo Fibonaci. Karakteristike e ketyre numrave eshte se cdo numer eshte sa shuma e dy numrave paraarrdhes. Numrat Fibonaci kane edhe dicka shume interesante, kur e pjeseton njerin numer ne seri me nje numer para saj ti merr numra shume te afert me 1.618. Ne fakt ky numer fiksohet tek numri i 13-te i serise dhe numri 1.618 eshte i njohur si rregulli i arte, dhe i aplikon fytyres se perkryer njerezore. Disa dimensione ne fytyre qe japin rregullin e arte: 1)Gjatesia e…

Read More

Shkruan Naim Krasniqi: Fizika simetrike, udhëtim drejt universit

Fizikani Naim Krasniqi paralajmëron shembjen e themeleve të fizikës, duke përfshirë fushën e astronomisë, strukturën e brendshme të atomit, optikën, akustikën dhe shumë fusha të tjera që kanë një lidhshmëri me fenomene të njëjta. Kërkon një modifikim ekstrem të lëndës së fizikës dhe formimin e një dege të veçantë të fizikës e cila do të quhej fizika simetrike. Krasniqi, gjithashtu, hedh poshtë idetë e NASA-s, ESA-s mbi kolonizimin e Marsit Shkruan: Naim Krasniqi, fizikan Pa pranimin e këtij realiteti asnjë agjenci hulumtuese, duke përfshirë edhe agjencinë NASA, ESA, CNES nuk…

Read More

Ekziston ishull ku ju mund të shkoni për pushime falas

Vende të largëta, nga gjithçka dhe të gjithë, për të gjetur paqen me veten dhe përqendrimin e nevojshëm Pas ishullit të veçantë ku koha nuk ekziston, është edhe ishulli ku mund të qëndroni falas, për të rigjetur frymëzimin. Grupi i synuar janë shkrimtarët në kërkim të frymëzimit për të përfunduar një libër, hulumtues në fazën e thellimit të një studimi, muzikantë në kërkim të muzës… Ose çfarëdo krijuesi, pa dallim në fushën e artit, me mundësinë për të mos qëndruar vetëm nëse dëshiron të argëtohet me një grup miqsh. Por,…

Read More

Shteti evropian që zotëron mbi 221 mijë ishuj

Ndonëse nuk ka një numër të saktë të ishujve në të gjithë botën, shtetet bëjnë llogaritë se sa të tillë kanë brenda territorit të tyre. Numri i saktë i ishujve në botë është i vështirë të përcaktohet edhe për shkak të kritereve që duhet të vendosen se cili mund të konsiderohet ishull dhe cili jo. Gjithsesi, faqja ‘WorldAtlas’ ka bërë një renditje të 11 shteteve që zotërojnë më shumë ishuj. Është Suedia që raportohet se ka në territorin e saj 221,800 ishuj, duke u renditur e para, ndërsa në vend…

Read More