Opinione 

Papunësia Koncepti dhe llojet

Papunësia nuk është një koncept abstrakt ekonomik, por një problem që prek çdo qytetar dhe ekonominë e vendit në tërësi. Në shumicën e rasteve, humbja e një vendi të përhershëm çon në trauma emocionale, një përkeqësim të standardit të jetesës dhe stabilitetit të një personi. Për popullsinë, mundësia për të pasur të ardhura të qëndrueshme është një nga treguesit kryesorë të suksesit të veprimtarisë ekonomike të qeverisë. Dhe gjatë garës zgjedhore, partitë politike e përdorin këtë problem për të tërhequr vëmendjen e elektoratit, si më të mprehtët. Format, llojet e…

Lexo më shumë
Opinione 

Elementet themelore e një Administrate të mirë

Koncepti i Administratës së Mirë ridefinon operacionet administrative dhe raporteve në mes të qytetarit dhe administratës. Ai është përgjigje ndaj pritjeve dhe kërkesave për qasje të balancuar për mbrojtjen e interesit publik duke respektuar të drejtat dhe interesat e qytetarëve. Administrata e Mirë është në shërbim të komunitetit dhe promovon besimin shoqëror në pushtetin ekzekutiv; kësisoj ajo kontribuon në stabilitetin politik dhe kultivon zhvillimin ekonomik dhe pasurinë sociale. Në kontrast, një administratë jofunksionale është pengesë për investimet produktive dhe mund të çojë në rezistencë të qytetarit dhe protestë kundër shtetit…

Lexo më shumë
Opinione 

Çka festivali “Çaj fest”?

Shkruan: Fazli MUHARREMI Mungesa e ideve mungesa e qasjes në festivale vjen deri te kjo që organizatorët nuk din dhe nuk e kan iden se çka festivali “Çaj fest”? Kjo i bie ejani në qender të Vushtrrisë të pim çaj. Ku është aktiviteti  festivalit? Të pim çaj? Po ne e kemi të stërmbushur qytetin me kafeçajtore. Ka mundur kafeçajtore te Grabanictë ose Gërgjalitë ose çajtorja te Gjermani të shërben çaj edhe çka? Njëjtë si në qendër të qytetit te Kalaja, aty janë mbledhur disa të rinj dhe i përshendesin qytetaret…

Lexo më shumë
Opinione 

URGJENCA E FORMIMIT TЁ INSTITUCIONEVE TЁ VENDIT

Vendi ynë edhe pas pothuajse 3 muajve pas zgjedhjeve është pa institucione të konstituara. Si shtet i ri me shumë sfida në rrugëtimin e konsulidimit të tij, sfida e formimit të institucioneve pas ҫdo procesi zgjedhor po shkakton dëme të mëdha në shumë sektor të rëndësishëm jetësor. Duke pasur parasysh që problemet e shoqërisë janë elementare duke filluar nga sektorët më vital siq janë: Arsimi ku në testimin e fundit nga ana e PISA vendi ynë u rendit në 3 vendet me nivelin më të ulët të përgatitjes së gjeneratave…

Lexo më shumë
Opinione 

“Brigadat e kuqe” në Qeveri, Thaçi po qesh me ta si me arushën!

Shkruan: Nehat SHAQIRI Pak ditë para seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, e thirrur nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, partitë fituese të zgjedhjeve po duket që as afër nuk janë për arritjen e një marrëveshje qeverisëse. Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, as afër nuk janë që të arrijnë marrëveshjen e “shpresës”. Siç duket, euforia për pushtet e cila që nga dorëheqja e kryeministrit Ramush Haradinaj nga posti i tij, që i kaploi partitë fituese të zgjedhjeve, nuk i ka lëshuar akoma. Ata patën fjalë të mëdha, por…

Lexo më shumë
Opinione 

Masakra e Reçakut është terrorizëm shtetror

Shkruan: Remzije J. Zekolli Më 15 janar 1999 ngjarja që ndodhi në Reçak tronditi opinionin e mbrendshëm dhe ndërkombëtar. Rreth kësaj ngjarje reaguan burrshtetas si Bill Klinton, Toni Bler, Vilian Voker,  Medlin Ollbrajt etj. U vranë 42 civil dhe 12 ushtarë, burra e gra, e gjithë kjo u krye në mënyrën më barbare,  dhuna e ushtruar ndaj tyre e tejkalonte kohën e mesjetës. Edhe gjatë historisë na janë të njohura terroret shtetërore që  pushteti i ka ushtruar qoftë ndaj kundërshtarëve të tyre politik dhe popullsisë civile, të tillë janë: terrori…

Lexo më shumë
Opinione 

Mini-Jugosllavia, plus Shqipëria (e Madhe)

Në një satirë virtuale, me futboll, gjyqtari anësor ka ngritur duart për të sinjalizuar ndërrim në ekipin e Jugosllavisë. “Kosova po del, Shqipëria po hyn”, paralajmërohet me shkronja të mëdha ndërrimi në formacion. Anash humorin, por a mundet vërtetë Shqipëria të zëvendësojë Slloveninë dhe Kroacinë, në (kon)federatën e re që po projektohet? As që bëhet fjalë për zëvendësimin e Kosovës. Atë e duan brenda si Rama, ashtu edhe Vuçiqi. Anëtari i tretë i “trojkës” politike që luan “tetris” me kufijtë dhe me popujt, preferoi të rrijë në shpi. I treti…

Lexo më shumë
Opinione 

Politika, korrupsioni dhe antipolitika

Kjo politikë gjithçka ka bërë është vetëm mashtrim, spekullim e manipulim për të bërë ç’të dojë e të mos përgjigjet për asgjë dhe para askujt; kjo politikë është dhe vetë hipokrizia që i shpall luftë korrupsionit po që është e zhytur vetë e tëra pothuajse në korrupsion; kjo politikë flet e mitizon sundimin e ligjit dhe të drejtësisë dhe vet shkel ligjin dhe bën mëkatin e jep vetëgjyqësinë. Kjo politikë dhe jo vetëm kjo e sotmja gjithnjë ka spekulluar së pari me vetë ekzistencën e substancës kombëtare shqiptare, me patriotizmin,…

Lexo më shumë
Opinione 

Besimi është çelësi

Shkruan: Albina Hyseni Vet analizimi i tepruar bën të mendon një pjesë të mirë të njerzve problemet e tyre thellë e më thellë. Si rezultat, ajo fillon të rrënjoset në mendjen e tyre, duke bërë të ndihen të trishtuar, të cilat mund të çojnë në depresion. Andaj kjo definitivisht nuk do t’ju sjellë më afër suksesit, por anasjelltas. Thuaj PO për një vetë analizë të shëndoshë dhe vetë reflektuese. Këto ndihmojnë të dilni nga opatia dhe kështu vlerësoni mundësitë reale. Dështimet e mëparshme ku secili prej nesh ka hasur në…

Lexo më shumë
Letërsi Opinione 

Gjërat e vogla krijojnë gjëra të mëdha

Shkruan Albina Hyseni: Shfrytëzojeni dhe shijojeni secilin moment që ua sjell jeta, nesër ajo mbetet vetëm një kujtim për ju dhe nëse njeriu kupton vlerën e gjërave edhe më të vogla qoftë edhe një kafe e vogël do ju bëj të ndiheni më mirë duke mos mbytur vetën në negativitetet jetësore. Normalisht që një krijesë njerëzore nuk mjaftohet vetëm me ketë, por asnjëher nuk mund të dishë (apo ta kuptosh) vlerën e gjërave më të mëdha pa i kuptuar ato më të thjeshtat pamvarsisht kush jeni apo çfar bëni në…

Lexo më shumë
Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial