Lajme Vend 

Komunat heshtin për milionat e paarkëtuar dhe borxhet ndaj të tjerëve

Zyrtarët komunalë të tri komunave të rajonit të Prishtinës (Podujevë, Fushë-Kosovë e Graçanicë) vazhdojnë të heshtin për miliona euro që nuk kanë arritur t’i inkasonin dhe po ashtu për borxhet ndaj operatorëve ekonomikë gjatë vitit 2017. Shifra kishte arritur në 14 milionë e 152 mijë e 963 euro për këto komuna, përfshirë edhe atë të Obiliqit, shkruan sot Koha Ditore. Vetëm zyrtarët e kësaj të fundit kanë kthyer përgjigje për këtë çështje, ndërkohë që zyrtarët e komunave tjera nuk kanë treguar nëse gjatë vitit 2018 kanë arritur t’i arkëtojnë këto…

Lexo më shumë
Lajme Vend 

Paralajmërohet një investim milionësh në Vushtrri

Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM) në konferencën e fundvitit ka paralajmëruar një investim serioz në komunën e Vushtrrisë në vitin 2019, ku do të punësohet 150 punëtorë. Investitor është kompania polake “Bisek”, e cila ka hulumtuar për xehen e magnezitit në Dubovc dhe në Galicë Bordi i Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM) në mbledhjen e fundvitit ka paralajmëruar një investim serioz në komunën e Vushtrrisë në vitin 2019. Sipas Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale, një kompani e huaj do të investojë në…

Lexo më shumë
Lajme Vend 

Haradinaj: AKP-ja institucion i rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të vendit

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një vizitë pune në Agjencinë Kosovare të Privatizimit, ku është pritur nga Bordi Drejtues i kryesuar nga u.d. kryesuesi i Bordit, Skender Komoni dhe Drejtori Menaxhues i AKP-së, Valon Tolaj. Kryeministri Haradinaj është njoftuar me aktivitetet dhe sfidat e Agjencisë Kosovare të Privatizimit, poashtu udhëheqësit e bordit prezantuan sfidat dhe vizionin për vitet në vazhdim, si dhe për asetet në pronësi shoqërore të cilat mund të trajtohen sipas Ligjit për Investime Strategjike. Kryeministri Haradinaj, me këtë rast…

Lexo më shumë
Lajme Vend 

Haradinaj: Çdo kërkesë e Komunave në interes të zhvillimit ekonomik, është adresuar me kujdes

“Në fokus i kemi dhe kemi trajtuar kërkesat për zhvillimin e qyteteve tona, veçmas të kryeqytetit, siç është Ligji për Kryeqytetin, Pallatin e Rinisë, Sallën Koncertale, Unazën e Madhe të Kryeqytetit, por edhe kërkesat të tjera që kanë pasur Komunat e tjera. Po këtë fokus do ta vazhdojmë edhe në vitin që kemi hyrë dhe takimi i sotëm është i rëndësishëm për angazhimin tonë në tema të caktuara dhe rrugën që duhet ndjekur në realizimin e tyre”, kështu tha kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj në takimin me kryetarët…

Lexo më shumë
Lajme Vend 

Në Vushtrri arrestohet një person i dyshuar për vjedhje

Hetuesit policorë në kuadër të Stacionit Policor në Vushtrri, pas një angazhimi operativo-hetimor për zbardhjen e veprave penale, kanë arritur të identifikojnë dhe tëarrestojnë një person të dyshuar për vepër penale ‘vjedhje’, ka njoftuar policia të mërkurën. “Rasti i vjedhjes ishte raportuar me datën 9 janar 2018, ku sipas ankuesit gjatë natës nga shtëpia e tij ishte vjedhur një televizor. Ndërsa mbi bazën e dyshimeve të arsyeshme sot në orët e mesditës në Vushtrri, është identifikuar dhe është arrestuar personi i dyshuar: B. M. 19 vjeçar, shtetas i Republikës së…

Lexo më shumë
Lajme Vend 

Besim Beqaj prezanton Kosovën në Dubai

Ministri i Inovacionit  dhe Ndërmarrësisë z. Besim Beqaj do të marr pjesë në Forumin Ekonomik EBA në Dubai, më 16 Janar 2019. Ky Forum Ekonomik, është bashkorganizuar nga dy Qeveritë respektive dhe delegacioni shtetëror i Republikës së Kosovës do të pritet  nga homologët arab.  Synimi i Beqajt në këtë forum, është krijimi i mundësive për investime të huaja direkte, në këtë rast atyre arabe. Aty i pari i Inovacionit dhe Ndërmarrësië, do të prezantojë avantazhet konkurruese dhe atraktive të Kosovës për investitorët në ekonominë digjitale, kompanitë e teknologjisë informative të…

Lexo më shumë
Lajme Vend 

Niset për në Hagë edhe komandant Remi- “Do i përgjigjemi drejtësisë”

Ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa, në këto momente është në Aeroportin e Prishtinës, prej nga do të udhëtojë drejt Hagës. Mustafa tha para mediave se do t’i përgjigjen drejtësisë dhe që ata janë të pafajshëm. “Do i përgjigjemi drejtësisë. Ne jem të pafajshëm. Ftesat janë shumë normale, pas gjithë propagandave që i ka bërë Dick Marty, ftesat janë në rregull dhe ne do i përgjigjemi. Kryeministri Haradinaj na ka takuar sot, me presidenti Thaçi kemi qenë në kontakt”, tha ai, raporton Gazeta Blic. Mustafa do të intervistohet…

Lexo më shumë
Lajme Rajon Vend 

“The Guardian”: Mafia shqiptare kontrollon tregun 5 miliardësh të kokainës në Londër

Gazeta prestigjioze britanike, “The Guardian”, i ka kushtuar një shkrim të gjatë tregut të kokainës në Britani të Madhe, të cilin thotë se e dominon mafia shqiptare. Ata janë të sofistikuar, të zgjuar – dhe gjithmonë të gatshëm të dërgojnë drogë nga portet e Evropës në rrugët e Londrës, një rrjet kriminal që tani është në krye të tregtisë në Mbretërinë e Bashkuar prej 5 miliardë funtesh. Një bandë shqiptare tregtarëve të drogës në rrugë, është e njohur në Britani për dhunën e saj dhe veçanërisht për shfaqjet në mediat…

Lexo më shumë
Lajme Vend 

Plani i ndryshimit të kufijve ngjall frikën e serbëve në enklava në Kosovë

Një shkëmbim i mundshëm i territorit mes Kosovës e Serbisë, që po propozohet nga liderët e tyre për t’i dhënë fund një prej mosmarrëveshjeve më të paqëndrueshme territoriale në Evropë, ka ngjallur brenga se kufiri mund të rishkruhet në vija etnike dhe të rinxis armiqësitë shoqërore etnike. Ndonëse janë publikuar shumë pak detaje, mediat thonë se rajoni kufitar verior me shumicë serbe përreth qytetit të Mitrovicës do të inkorporohej në Serbi sipas planit, plan sipas të cilit Beogradi po ashtu do t’ia dorëzonte Kosovës rajonin me shumicë shqiptare, raporton agjencia…

Lexo më shumë
Lajme Vend 

Mërgimtari kosovar humb jetën në një aksident në Serbi

Mërgimtari kosovar, A.K. ka humbur jetën dje në një aksident të rëndë trafiku në Serbi. Ky mërgimtar bashkë me disa familjarë të tij po udhëtonte me veturë drejt Austrisë, pasi kishte kaluar pushimin dimëror në Kosovë. Sipas informatave lëndime kanë pësuar edhe tre persona të tjerë. Vetura e viktimës është aksidentuar me një autobus. A.K për disa vite rresht ka punuar dhe jetuar në Austri, festat e fundvitit kishte ardhur për t’i kaluar në Kosovë. Ardhja e tij në vendlindje dje u kthye në tragjedi për familjen e tyre në…

Lexo më shumë
Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial