Lajme Vend 

Ministri Shala i fton kompanitë kroate të investojnë në Kosovë

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë (MTI) Endrit Shala me ftesë të ministrit të Ekonomisë dhe Ndërmarrësisë në Qeverinë e Republikës së Kroacisë, Darko Horvat, ka zhvilluar sot takim pune në Zagreb, ku temë qendrore ishte marrëdhënia ekonomike në mes dy shteteve dhe mundësia për investime. Ministri Shala në këtë takim shprehu falënderimin e tij dhe të Qeverisë së Kosovës për kontributin dhe përkrahjen e shtetit kroat për Kosovën, si dhe i ftojë bizneset kroate për të investuar në Kosovë.“Ministri Shala dhe Ministri Horvat gjithashtu diskutuan dhe u dakorduan që këtë…

Lexo më shumë
Lajme Vend 

Haradinaj: Shkarkimi i Rikalos është i mundshëm

Kryeministri Ramush Haradinaj e ka lënë të hapur mundësinë e shkarkimit të ministrit të Bujqësisë, Nenad Rikalo. Shkarkimi i këtij ministri që vjen nga Lista Serbe, është njëri nga pesë kushtet e vëna nga Partia Socialdemokrate e Kosovës, në këmbim të votave për miratimin e Ligjit për Buxhetin, që kaloi në lexim të parë e pret leximin e dytë në Kuvendin e Kosovës. Haradinaj në konferencën e sotme për media, në serbisht, ka deklaruar se shkarkimi i Rikalos është i mundshëm. Lajmi është transmetuar edhe në mediat serbe. Agjencia FoNet…

Lexo më shumë
Lajme Vend 

Sami Lushtaku dhe Rrustem Mustafa këtë javë nisen në Hagë

Kallxo.com ka marrë veshë se gjatë vikendit ish-komandantët e UÇK-së Sami Lushtaku e Rrustem Mustafa do të nisen për Hagë për tu përgjigjur ftesës së Gjykatës Speciale. Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar avokati i tyre mbrojtës,  Arianit Koci. Koci tha se Lushtaku dhe Mustafa gjatë vikendit do të udhëtojnë për Hagë, me fluturim të rregullt ndonëse për datën e intervistimin tha se ende nuk ka dijeni.

Lexo më shumë
Lajme Vend 

Familja Bilalli nga Vushtrria sot u bë me shtëpi të re

Xhafer Bilalli nga Vushtrria, sot iu gëzua hyrjes në shtëpinë e re, ndërtimin e së cilës e kanë bërë të mundur donatorët dhe bizneset nga kjo komunë. Lajmin për ndërtimin e shtëpisë për familjen Bilalli dhe hyrjen në këtë shtëpi të re e ka dhënë  vet kreu i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook. Për më shumë lexoni postimin e kryetarit Tahiri në Facebook: Familja e Xhafer Bilalli nga Vushtrria sot është bërë me shtëpi të re! Kjo ngrotësi në…

Lexo më shumë
Lajme Vend 

Mustafa me mesazh për ata që po e kritikojnë LDK-në

Kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka komentuar kritikat që po i japin kësaj partie në lidhje me mospërfshirjen e saj në ekipin negociator të Kosovës në dialog me Serbinë. Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka thënë se LDK-ja nuk do t’u shërbejë interesave pushtetore dhe kolaboracioniste. “LDK-ja është e Kosovës dhe ajo vendos vet si do t’i shërbej në mënyrën më të mirë Kosovës”, ka shkruar Mustafa. Postimi i plotë i tij:  Lidhja Demokratike e Kosovës është parti e Kosovës: shtetformuese,…

Lexo më shumë
Lajme Vend 

Llamkosi dhe Hoteli Grand, shembujt më të këqij të privatizimit

Privatizimi i ndërmarrjeve shoqërore në Kosovë i filluar si proces në vitin 2003 nuk ka rezultuar me ringjallje dhe zhvillim biznesi për shumë prej tyre. Dy nga shembujt më të ‘këqij’ të privatizimit të ndërmarrjeve shoqërore në Kosovë konsiderohet të jenë ndërmarrja e llamarinës Llamkos dhe Hoteli Grand. Të dy nga këto ndërmarrje të cilat u privatizuan në valët e para të procesit të privatizimit nuk kanë arritur të tregohen të suksesshme në afarizmin e tyre. Llamkos dhe Hoteli Grand u privatizuan me metodën e spin-off-it special që nënkupton se…

Lexo më shumë
Lajme Vend 

Çfarë po ndodh te Dheu i Bardhë, pritje deri në 7 orë

Kolonat e gjata vazhdojnë në kufirin e Kosovës me Serbinë. Qytetarët e Kosovës po vazhdojnë të përballen me pritje të gjata në pikën kufitare Dheu i Bardhë Sipas Qendrës kombëtare për menaxhim kufitare pritjet në pikën kufitare te Dheu i Bardhë janë afro 7 orë. Pritje të qytetarëve ka edhe në pikën kufitare edhe në Merdare, ku pritjet në hyrje janë 5 deri në 10 minuta, ndërsa në dalje janë afro 2 orë.

Lexo më shumë
Lajme Vend 

Vizat rrezikohen edhe këtë vit

Pavarësisht zotimeve të njëpasnjëshme të krerëve institucionalë se viti 2018 do të përmbyllej me liberalizimin e vizave për Kosovën, një gjë e tillë nuk ndodhi. Përkundrazi, ky proces sipas ekspertëve të procesit të integrimit rrezikon të mos finalizohet as përgjatë këtij viti. Kjo pasi që prej 1 janarit (2019) Rumania, e cila nuk e njeh Kosovën shtet të pavarur, ka marrë “timonin” e presidencës së Bashkimit Evropian, shkruan Zëri. Por situata e pafavorshme për Kosovën nuk ndërlidhet vetëm me këtë çështje. Në vështirësimin e rrugëtimit për liberalizim, sipas njohësve të…

Lexo më shumë
Lajme Vend 

Kosova, problemi kryesor i serbëve

Standardi i jetesës dhe papunësia me 81 përqind të  votave të të anketuarve, si dhe korrupsioni dhe krimi me 78 për qind, janë problemet më të rëndësishme që aktualisht përballet Serbia. Kështu thuhet në një anketë të realizuar nga gazeta serbe “Politika” dhe agjencia “Faktor Plus”. Sipas anketës, Kosova me 55 për qind është  identifikuar si problem tjetër më i rëndësishëm që përballet Serbia, transmeton Klan Kosova. Integrimi në BE u pasua me 33 për qind dhe 25 për qind në shëndetësi dhe lindje. Situata në Kosovë kishte ndikim më…

Lexo më shumë
Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial