Lajme Vend 

Prokuroria në Prizren mbyll hetimet për vdekjet e dyshimta të dy nxënëseve

Departamenti i Krimeve të Rënda pranë Prokurorisë Themelore në Prizren, ka mbyllur hetimet për vdekjet e dyshimta të dy nxënëseve D.K dhe A.D., të shkollës së mesme të mjekësisë “Luciano Motroni” në Prizren. “Prokurori i Shtetit, i ngarkuar me rastin, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, Sektori Rajonal i Hetimeve, ka zhvilluar veprime hetimore intensive, duke përfshirë por pa u kufizuar në: intervistim të numrit të madh të dëshmitarëve, aplikim të masave të fshehta teknike të hetimit dhe vëzhgimit, raporti i këqyrjes së vendit të ngjarjes, foto – albumi i…

Lexo më shumë
Lajme Vend 

Pozita problem me numra, vonohet fillimi i seancës

Seanca e Kuvendit të Kosovës nuk po arrin të fillojë tash e një orë. Aktualisht deputetët kanë shkuar në pauzë prej 15 minutave. Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli thirri tri herë deputetët, duke thënë se në sallë janë 60 deputet, dhe disa tjerë në hollin e Kuvendit. “Para se të shkohet në pauzë, do të bëjë thirrjen e fundit që deputetët të kthehen në sallë. Në rrethana që jemi, janë 60 deputet në sallë, dy a tre janë jashtë, të cilët janë të vetëdijshëm që nuk po arrihet kuorumi”, ka…

Lexo më shumë
Lajme Vend 

S’ka kuorum, Veseli-Berishës: Bashkoju opozitës, rrëzojeni Qeverinë

Kuvendi nuk e ka vazhduar seancën në orën e paraparë për shkak të mungesës së kuorumit, ndërsa Kadri Veseli i ka thënë deputetit të Nismës, Zafir Berisha, se mund t’i bashkohet opozitës për ta rrëzuar Qeverinë. Kuvendi ka shkuar në 15 minuta pauzë pasi nuk pati kuorum për të mbajtur seancë pas bojkotit të deputetëve të Vetëvendosjes dhe LDK-së. Kreu i Kuvendit Kadri Veseli ka thënë se nuk do të lejojë që individë të caktuar ta përcaktojnë rrjedhën e punës në Kuvend. Ndërsa, Veseli i tha deputetit të Nismës, Zafir…

Lexo më shumë
Lajme Vend 

Deputetja Haxhiu: Veseli deshi shtyrjen e debatit për shndërrimin e FSK-së në ushtri, opozita e kundërshtoi

Kryetari Kuvendi Kadri Veseli ka kërkuar në mbledhje të kryesisë që pakoja e ligjeve që kanë të bëjë me avancimin e FSK-së në ushtri të shtyhet për një kohë, raporton KTV. Kjo ka ngjallur reagimin e partive opozitare. Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu ka thënë se me punën e ushtrisë po tentohet sërish të bëhet lojë. “Në fund të mbledhjes pati një propozim nga kryetari Kadri Veseli që këto tri pika të shtyhen për një seancë tjetër e jo për të enjten, por ne si opozitë insistuam që të mbeten,…

Lexo më shumë
Lajme Vend 

Ia vjedhin çantën nga vetura me 450 euro dhe dokumente

Në veri të Mitrovicës, në rrugën “Lole Ribar”, mbrëmë një burri ia kanë vjedhur çantën nga vetura. “Viktima mashkull S/i Serbisë ka raportuar se personi apo persona të panjohur nga vetura e tij kishin vjedhë një çantë në të cilën kishte pas 450€ para të gatshme dhe dokumente personale”, thuhet në raportin e policisë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë.

Lexo më shumë
Lajme Vend 

Plagosje në Malishevë

Në fshatin Vermicë të Malishevës, mbrëmë ka ndodhur një plagosje me armë zjarri. “Është raportuar se i dyshuari mashkull K/Shqiptar në rrethana të panjohura ishte plagosur me armë zjarri, i cili ndihmën e parë mjekësore e ka marrë në QMF-Malishevë, e më pas edhe në QKUK”, thuhet në raportin e policisë. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe është konfiskuar një pistoletë me një gëzhojë e cila dyshohet se ishte përdorur në rast. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Lexo më shumë
Lajme Vend 

Aksident në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, vdes një 18-vjeçar

Një 18 vjeçar me inicialet F.D., ka vdekur mbrëmë rreth orës 23:00 si pasojë e goditjes nga një automjet në magjistralen Prishtinë – Mitrovicë, përkatësisht në fshatin Stanoc të komunës së Vushtrrisë. Ngjarjen e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti. “Një 18 vjeçar, në cilësinë e këmbësorit, ka humbur jetën mbrëmë si pasojë e goditjes nga një automjet. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar në zbardhjen e plotë të këtij aksidenti, ndërsa vozitësi I automjetit është ndaluar në polici”,…

Lexo më shumë
Lajme Vend 

PDK-ja jep detaje për personat që do të largohen nga partia

Ministri i Drejtësisë nga radhët e PDK-së, Abelard Tahiri, i cili kishte ofruar ditë më parë dorëheqjen tek kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, në T7, ka folur rreth paralajmërimeve të kreut të PDK-së, Kadri Veseli, për largime të figurave qendrore nga partia. “Unë nuk e di që ka thënë për figura qendrore. Ka paralajmërua e ka thënë që mirë bëjnë që të na lirojnë. Unë nuk e di se kush janë ata”, ka thënë Tahiri. Tahiri megjithatë ka dhënë disa detaje rreth këtyre personave që pritet të largohen nga partia.…

Lexo më shumë
Lajme Rajon Vend 

Limaj kërkon nga Shqipëria rishikimin e tarifës për taksën rrugore

Një delegacion i qeverisë së Kosovës i kryesuar nga zëvendëskryeministri, Fatmir Limaj, kanë zhvilluar një vizitë zyrtarë në Tiranë. Delegacioni i qeverisë së Kosovës, janë pritur nga ministri i jashtëm, Ditmir Bushati dhe ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj. Në këtë takim është diskutuar për mbledhjen e përbashkët të dy qeverive shqiptare që do të mbahet muajin e ardhshëm në Pejë. Në fjalën e tij, zëvendëskryeministri Limaj ka kërkuar nga qeveria shqiptare që të rishikojë edhe një herë çështjen e çmimit të taksës rrugore sepse, sipas tij, është e…

Lexo më shumë
Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial