Lajme Vend 

Fillon mbledhja komemorative për Arian Dacin

Ka filluar mbledhja komemorative për nder të zv.ministrit Arian Daci. Kjo mbledhje është organizuar nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj. Edi Daci-Prapashtica, motra e të ndjerit Arian Daci, para të pranishmëve në mbledhjen komemorative, ka thënë disa fjalë për të vëllanë, raporton KTV. “Në emër të familjes, ju falënderoj për përkrahjen dhe ngushëllimet e gjithashtu për prezencën tuaj”, ka thënë ajo. E teksa ka kujtuar vëllanë Arian Daci, shkurtimisht për të ka thënë “Faleminderit shpirt”.  

Lexo më shumë
Lajme Vend 

Haradinaj: Arian i dalluar për vlera njerëzore. Do të na mungosh!

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, i shoqëruar nga anëtarë të kabinetit qeveritar, zëvendësministra dhe bashkëpunëtorë, ka bërë homazhe pranë arkivolit në hollin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, pas ndarjes nga jeta në mënyrë tragjike të zëvendësministrit të Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Arian Daci.  Pas homazheve kryeministri Haradinaj është nënshkruar në librin e zisë. “Arian i dalluar për vlera njerëzore. Do të na mungosh!”, ka shkruar kryeministri Haradinaj. Poashtu, gjatë ditës së sotme nën patronatin e Zyrës së Kryeministrit të Republikës së Kosovës, mbahet mbledhja komemorative nga ora…

Lexo më shumë
Lajme Vend 

Vuçiq pyet serbët: Cili është çmimi që mund ta paguajmë për Kosovën?

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se është koha që  të fillohet të mendohet për njerëzit, duke mbrojtur interesat e tyre dhe për të fituar sa më shumë të jetë e mundur, por  shtoi se mashtrohet kushdo që mendon se është e mundur të mbahet konflikt i ngrirë në Kosovë. “Jam i dëshpëruar në qoftë se njerëzit nuk duan ta kuptojnë, por unë këtë nuk mund ta ndryshoj, siç nuk do ta ndryshoj politikën që është racionale, serioze dhe e përgjegjshme, dhe që po sjell rezultate të mira për Serbinë”,…

Lexo më shumë
Vend 

Kastrati në krye të Bordit Drejtues të Diplomacisë Digjitale për Evropë

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, thotë se sipas rekomandimeve nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe Qendra për Perspektivë Evropiane, Drejtori i Komunikimit dhe Diplomacisë Publike në MPJ, Sami Kastrati, i cili më herët kishte shërbyer si Zëvendës-Ambasador i Republikës së Kosovës në SHBA, është përzgjedhur në Bordin Drejtues të Projektit për Diplomaci Digjitale për Evropë. “Ne, ju ftojmë juve, që të shërbeni në një ulëse në Bordin Drejtues. Ju, jeni rekomanduar si një person me nivel të rëndësishëm të njohurive, përvojës dhe dedikimit, të gjitha këto do të…

Lexo më shumë
Lajme Vend 

Tranzicioni i FSK-së sfidohet nga mungesa e pjesëtarëve serbë

Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës nga radhët e komuniteteve pakicë, kryesisht ata serbë, por edhe boshnjakë, vazhdojnë të kenë presione nga autoritetet e Serbisë për shkak të përfshirjes së tyre në këtë forcë. Sikur edhe në vitin e kaluar edhe sivjet, janë shënuar raste, në të cilat pjesëtarët e FSK-së, që kanë kaluar kufirin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, janë ndaluar dhe janë marrë në pyetje nga organet serbe. Zyrtarët e Ministrisë së Mbrojtjes thanë për Radion Evropa e Lirë se ky presion është duke vazhduar, duke i cilësuar…

Lexo më shumë
Lajme Vend 

Kurti kërkon nga LDK-ja të intensifikohen veprimet për zgjedhje, ekipin negociator e quan jo kredibil

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, Qeverinë e udhëhequr nga Ramush Haradinaj po e cilëson më të dobtën që nga paslufta. Kurti i tha Ekonomia Online, se qeveria Haradinaj ka vetëm një ministri atë të Infrastrukturës, ngase sipas tij, asfalti është mënyra më e përhapur e vjedhjes. Por kreu i VV-së, po kërkon nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) që të intensifikohen veprimet në mënyrë që vendi sa më shpejt të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Edhe pse thotë se këto dy parti janë duke u koordinuar, por që duhet…

Lexo më shumë
Lajme Vend 

Serbia po keqpërdor çështjen e kufijve për tërheqje të njohjeve, politika e jashtme të ridizajnohet

Ndonëse në faqen zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Jashtme (MPJ), Kosova numëron 116 njohje, nga Serbia kanë ardhur lajme se trembëdhjetë vendet kanë tërhequr njohjen e pavarësisë. Ditë më herët u paralajmërua edhe për një tërheqje të njohjes nga Republika e Palauit, edhe pse ky shtet figuron ende në listën e njohjeve. Kryetarja e komisionit të Punëve të Jashtme, Vjosa Osmani i tha Ekonomia Online, se krejt kjo po vije si rezultat i punës jo të mirë të MPJ-së. Ajo tutje ka shtuar se Serbia po e keqpërdor hapjen…

Lexo më shumë
Lajme Vend 

Kjo është sasia e borës që ka rënë gjatë ditëve të fundit

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës sot mbi vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe me kthjellime. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -8 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius. Shtypja atmosferike vazhdon të jetë në rritje. Do të fryjë erë nga juglindja e lehtë deri mesatare. Sasitë e reshjeve të borës së fundit kanë shënuar këto vlera: Prishtinë 11 cm Pejë 16 cm Podujevë 34 cm Mitrovicë 13 cm Ferizaj 24 cm Ndërsa në viset malore sasitë e reshjeve…

Lexo më shumë
Lajme Vend 

Thaçi mblodhi në Burojë ish- komandantët e Drenicës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, bashkë me komandantët e UÇK-së të zonës së Drenicës janë mbledhur mbrëmë në Burojë për të festuar lirimin e ish-komandantit të përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimi. Mysafirë të presidenti ishin kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ish-kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku dhe bashkëluftëtarë tjerë të Selimit, raporton kallxo.com. Këtë e ka bërë të ditur ish-deputeti i PDK-së, Fadil Demaku, përmes një postimi në Facebook me mbishkrimin “Te nipi im Isni Thaçi me Presidentin, Kryetarin e PDK-së dhe gjeneralët”. Të premten, paneli për lirim me…

Lexo më shumë
Lajme Vend 

Beteja për koeficientin

Të buzëqeshur, e duke shtrënguar duart më njëri-tjetrin, dy partnerët e koalicionit PAN, Ramush Haradinaj e Kadri Veseli, gjatë fushatës zgjedhore në qershor të 2017-s, patën premtuar rritje të pagave për mësimdhënës prej 30 për qind, shkruan sot “Koha Ditore”. Rritje të pagave iu premtuan edhe punëtorëve shëndetësorë dhe punonjësve të tjerë në sektorin publik. Haradinaj premtimet i vazhdoi edhe me ardhjen në krye të ekzekutivit. Por pak javë pasi mori mandatin e kryeministrit, ai mori një vendim që nxiti kritika dhe pakënaqësi. Ia dyfishoi pagën vetes dhe vartësve të…

Lexo më shumë
Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial