Lajme Vend 

Të martën mbahet seanca për Badovcin

Seanca e jashtëzakonshme për Liqenin e Badocit pritet të mbahet më 28 janar e martë nga ora 10:00. Kjo seancë është thirrur nga Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Prishtinë. Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e kësaj partie, Eliza Hoxha, dje në një konferencë për media tha se vendimi për ndërtimin e shtëpive afër Badocit nuk ka bazë ligjore dhe të gjitha palët duhet të ulen dhe të diskutojnë për këtë.

Lexo më shumë
Lajme Vend 

KËRCËNOHET RAMIZ LLADROVCI

Kryetari i Komunës së Drenasit Ramiz Lladrovci, ka treguar rreth kërcënimit që ka marrë nga një qytetarë përmes rrjetit social Facebook, derisa po komunikonte me qytetarë. Lladrovci ka thënë se kërcënimet ishin përtej komunikimeve normale që bën në rrjetin social Facebook, me qytetarë të komunës së tij. “Lidhur me interesimin e gazetarëve, rreth një kërcënimi kundër meje, jap sqarimin në vijim: Më 21 janar, kam marrë kërcënime nga një qytetar, të cilat e tejkalonin komunikimin normal që bëj me qytetarët në rrjetin social”, tha Lladrovci përmes një sqarimi për mediat.…

Lexo më shumë
Lajme Vend 

Afër rrugës ku kalojnë nxënësit, shfaqet ujku në Dragash

Një ujk është parë sot gjatë mëngjesit në afërsi të fshatit Buzez të komunës së Dragashit. Ai është filmuar në afërsi të rrugës që lidh këtë fshat me fshatin Bresanë. Kjo rrugë madje frekuentohet edhe nga nxënësit e Shkollës Fillore “28 Nëntori”. Nuk janë të rralla rastet në këtë zonë malore shfaqen kafshë të egra edhe pse deri më sot nuk janë treguar të rrezikshme për banorët.

Lexo më shumë
Lajme Vend 

Muhaxheri ia kujton Kurtit: E diela po afron, ofertën tonë e ke në tavolinë

Gazmend Muhaxheri ia ka kujtuar ditën e diel përsëri Albin Kurtit. Kryetari i Pejës ka thënë se e diela nuk është ultimatum për Kurtin, por afati i fundit që ai të reflektojë, karshi ofertës së LDK-së. Sipas Muhaxherit, oferta e LDK-së është shumë korrekte, dhe si e tillë nuk do të ndryshojë. Në bisedë për ‘RADIO 1’, Gazmend Muhaxheri ka komentuar praninë amerikane në Prishtinë duke thënë se një veprim i tillë është domethënës edhe për ndërtimin e qeverisë. “Pavarësisht asaj që u tha, vet prania amerikane në Prishtinë, prezenca…

Lexo më shumë
Lajme Vend 

PDK THOTË SE NDËRTIMET NË BADOVC NUK KANË BAZË LIGJORE, KËRKON NGA MINISTRIA E KOMUNA T’I PARAQESIN DOKUMENTET

Dega e Partisë Demokratike në Prishtinë ka bërë të ditur se kanë dorëzuar të gjitha kërkesat për të mbajtur seancën e jashtëzakonshme në Kuvendin Komunal për të diskutuar lidhur me projektin ndërtimor që mendohet të realizohet në Liqenin e Badovcit Asamblisti nga PDK-ja, Leutrim Retkoceri, në një konferencë për media kërkon nga Komuna e Prishtinës që ta dërgojë sa më parë një datë dhe orën për mbajtjen e seancës së thirrur nga ata. “Dega e PDK-së në Prishtinë ka ndjekur me shqetësim zhvillimet e fundit në lidhje me tendencat për…

Lexo më shumë
Lajme Vend 

Vdes në QKUK burri nga Lipjani që u aksidentua para pesë ditësh

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka vdekur një person i cili ishte aksidentuar para gjashtë ditësh Rasti kishte ndodhur në fshatin Hallaq të Lipjanit, mëngjesin e 16 janarit, ndërkaq viktima ka qenë duke u trajtuar në QKUK. Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. “Fshati Hallaq, Lipjan 16.01.2020-07:00. Raportohet se  lidhur me rastin me 22.01.2020 rreth orës 13:30 viktima mashkull K-Shqiptar i cili ka qenë në tretman mjekësor në…

Lexo më shumë
Lajme Vend 

Dy të arrestuar për posedim të paautorizuar të armëve

Policia e Kosovës sot në Pejë, përmes rrugëve operative ka siguruar një video-incizim i cili është shpërndarë në rrjetet sociale, se dy të dyshuar më datën 18.01.2020, në fshatin Shkrel në Rugovë-Pejë në një aheng kanë gjuajtur me armë zjarri. Me të marrë informatën, hetuesit e Stacionit Policor Pejë, kanë ndërmarrë të gjitha veprimet operativo-hetimore për identifikimin rrjedhimisht arrestimin e personave të dyshuar. Pas identifikimit të personave të dyshuar me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë bastisur shtëpitë e personave të dyshuar J.G. (1985) m/k/sh dhe E.A. (1988) m/k/sh. Te…

Lexo më shumë
Lajme Vend 

NDËRRON JETË ISH-KRYETARI I KUVENDIT TË RAHOVECIT

Ka ndërruar jetë ish-kryetari i Kuvendit të Rahovecit, Esat Haxhijaha. Lajmin e ka dhënë kryetari aktual i komunës, Smajl Latifi. Patriot, intelektual e njeri me vlera të mëdha, e ka quajtur Latifi Esat Haxhijahën. “Sot u nda nga jeta njëri nga personalitetet e rëndësishme në Rahovec e më gjerë, z. Esat Haxhijaha. Ai dha një kontribut të dukshëm për disa dekada në proceset edukative, politike, ekonomike dhe shoqërore. Ishte kryetar i Kuvendit të Komunës së Rahovecit që barti mbi supe përgjegjësi dhe kreu shumë detyra në shërbim të komunës e…

Lexo më shumë
Lajme Vend 

Sociali, i pamjaftueshëm për mbi 25 mijë familje në Kosovë

Ndihma sociale nga 60 e deri në 180 euro në muaj po shihet e pamjaftueshme për afro 25 mijë familje në Kosovë, të cilat varen nga ai. Ndonëse nga fillimi i vitit 2019 e deri në fund të vitit ky numër ra për disa qindra familje prapë gjendja po vlerësohet si shqetësuese, shkruan sot gazeta Zëri. Edhe vitin që lamë pas më shumë se 25 mijë familje kanë përfituar nga skemat e ndihmës sociale. Vetëm në tre muajt e parë të 2019-s 24 mijë e 955 familje, me 102 mijë…

Lexo më shumë
Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial