Pulsi Publik: 60% e të anketuarve konsiderojnë largimin nga Kosova në tri vjetët e ardhshme

Pothuajse 60 për qind e të anketuarve raportuan se ka gjasa që të konsiderojnë largimin nga Kosova në tre vitet e ardhshme dhe gjithsej 48 për qind e të anketuarve mendojnë se Kosova nuk po ecën as drejtimin e duhur e as në atë të gabuar. Kështu thuhet në raportin “Analiza e Pulsit Publik – Sfidat dhe Këndvështrimet e Rinisë në Kosovë”, prezantuar nga UNDP dhe USAID në Kosovë. Në analizën e Pulsit Publik, thuhet se Kosova ka popullsinë më të re në Evropë, pasi 20 për qind e popullsisë…

Read More

Më shumë se 100 migrantë kanë vdekur gjatë këtij muaji në Libi

Më shumë se 100 migrantë, duke përfshirë të paktën 20 fëmijë kanë vdekur pas përmbytjes së dy anijeve në bregdetin e Libisë më herët gjatë këtij muaji, ka njoftuar organizata Mjekët pa Kufij, duke cituar të mbijetuarit. Një total prej 276 personave, disa prej tyre të mbijetuar të këtyre përmbytjeve, janë kthyer sërish tek autoritetet e Libisë më 2 shtator, ka thënë kjo organizatë bazuar në disa intervista. Organizata ka thënë më 10 shtator se grupi është duke u mbajtur në “ndalim arbitrar”. Sipas informacioneve, pjesëtarët e së njëjtës kanë…

Read More

Tensionet Athinë-Ankara, forcat greke ndalojnë ushtarin turk në kufi

Një ushtarak turk është ndaluar mesditën e sotme në zonën kufitare mes Turqisë dhe Greqisë në Evros. Sipas mediave lokale,ushtaraku turk është ndaluar në brendësi të territorit grek, në rrethana që ende nuk dihen. Madje, burime mediatike thonë se ka pasur të shtëna në ajër. Pak muaj më parë, në një episod të ngjashëm, dy ushtarakë grekë u ndaluan prej një patrulle turke dhe u mbajtën për 4 muaj në një burg ushtarak turk. /TCH/

Read More

21 të vdekur nga rrëzimi i një avioni në Sudanin Jugor

Një zyrtar lokal tha se 21 persona e kanë humbur jetën nga rrëzimi i një avioni në liqen në Sudanin e Jugut. Taban Abel Aguek, ministri i Informacionit në qytetin Yirol, tha se një avion komercial fluturoi nga kryeqyteti Juba dhe shtoi se zyrtarët po hetojnë shkakun e rënies së avionit, që ndodhi sot. Aguek vuri në dukje se aksidentit i ka mbijetuar një fëmijë 6 vjeç, një burrë dhe një i huaj nga Evropa, i cili u operua urgjentisht dhe është në gjendje kritike. “Njerëzit ishin kudo”, tha Aguek…

Read More

Ministri britanik paralajmëron të dyshuarit rusë për Rastin Skripal

Dy të dyshuarit në sulmin me agjent nervor në Sallsbëri kundër ish-agjentit rus, Sergei Skripal dhe vajzës së tij Yulia, do të ndalohen dhe gjykohen nëse ndonjëherë largohen nga Rusia, ka thënë ministri i Brendshëm britanik, Sajid Javid. Mirëpo ai po ashtu ka pranuar se “realiteti është që ndoshta ata nuk do t’i shohim kurrë në Britani”. Ai ka thënë për BBC-në se të dyshuarit mendohet se janë pjesë e Shërbimit të Inteligjencës Ushtarake të Rusisë, (GRU), dhe kanë shërbyer në bazë të urdhrave nga “nivelet më të larta” të…

Read More

Franca akuzon Rusinë se ka spiunuar komunikimet ushtarake

Një satelit rus vitin e kaluar ka tentuar që të spiunojë një satelit që ofron komunikime të sigurta për ushtritë e Francës dhe Italisë, ka thënë ministrja e Mbrojtjes franceze, Florence Parly. Ky incident, sipas ministres franceze ka ndodhur kur sateliti rus, Louch-Olymp “është afruar” pranë satelitit francezo-italian Athena-Fidus. Sipas saj, sateliti rus njihet për aftësitë e avancuara të dëgjimit. “Është afruar shumë dhe ne mendojmë se ka gjasa që ka tentuar që të kapë komunikimet tona. Tentimi për të dëgjuar fqinjët tuaj nuk është vetëm jomiqësore. Është veprim i…

Read More

Nuk ka kompromis me Bashkimin Evropian për Brexit

Kryeministrja britanike, Theresa May, ka insistuar se ajo nuk do të ndryshojë planin e Brexit-it gjatë negociatave me Bashkimin Evropian. May tha se ajo nuk do të bëj asnjë kompromis që nuk është në interes kombëtar, por gjithashtu theksoi se nuk do të jetë dakord me thirrjen për referendumin e dytë për marrëveshjen. Sipas saj, kjo do të ishte një tradhëti e madhe ndaj demokracisë dhe besimit. Marrëveshja e arritur me Bashkimin Evropian do të mundësonte tregtinë mes dy palëve. Por, kritikët thonë se kjo marrëveshje do të mbajë Mbretërinë…

Read More

Ofensiva ruso-siriane mbi Idlib, OKB e shqetësuar

Kombet e Bashkuara kanë shprehur shqetësim për civilët në rajonin e Idlibit, në Sirinë veriperëndimore, ku forcat qeveritare, me mbështetjen e Rusisë, kanë në plan të fillojnë një ofensivë të madhe, për rimarrjen e zonës së fundit që mbahet nga forcat rebele. I dërguari i Kombeve të Bashkuara për Sirinë, Staffan de Mistura, paralajmëroi se përdorimi i armëve kimike nga secila prej palëve do të ishte e papranueshme. Zyrtari i OKB-së i bëri thirrje qeverisë siriane, që t’i lejojë qytetarët e saj të largohen nga Idlibi, para fillimit të një…

Read More

Novosti: Thaçi me ndihmën e aleatëve të tij, po e izolon Vuçiqin dhe po e vë para aktit të kryer

Shqiptarët e Kosovës tashmë promovojnë dhe po lobojnë për mbështetje në ambasadat perëndimore. Propozimi sipas gazetës serbe “Novostit”, është zëvendësim për Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe që nëpërmjet saj dëshiron të fitojë karrigen e OKB-së. Sipas burimeve të gazetës, përfaqësuesit e autoriteteve në Prishtinë kryesisht në ambasadat perëndimore paraqesin zgjidhjen e tyre për statusin e Kosovës së pavarur, në të cilën serbët do të duhej të kënaqëshin me pozicionin e tyre sipas modelit të Tirolit Jugor në Itali. “Ky veprim përkon me marrëveshjen e Hashim Thaçit dhe Ramush Haradinajt…

Read More

Daçiq i entuziazmuar – Biseda mes Merkelit e Trumpit në favor të Serbisë

Fakti se kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti i SHBA-së, Donald Trump kanë diskutuar për Kosovën dhe i kanë dhënë mbështetjen e tyre për bisedimet që çojnë në zgjidhjen e kësaj çështjeje, është një ndryshim i madh dhe dëshmi se kanë ndryshuar gjërat në favor të Serbisë, ka thënë për gazetën “blic” të Beogradit ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq. Ai duke komentuar zhvillimet aktuale në lidhje me dialogun në Bruksel dhe bisedën e dy politikanëve më të fuqishëm në botë, transmeton lajmi.net. “Është ndryshim i madh…

Read More