Bota 

Putin: Moska është e gatshme për dialog me SHBA-në

Presidenti rus, Vladimir Putin, me një letër drejtuar presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump në prag të vitit të ri, tha se Moska ka qenë gjithmonë e gatshme për dialog në agjendë të gjerë. Këto deklara vijnë pas disa dështimeve për të mbajtur një samit të përbashkët. Në fund të nëntorit, presidenti Trump kishte anuluar një takim të planifikuar me Putinin në kuadër të samitit G20 në Argjentinë, sic u tha, për shkak se forcat ruse hapën zjarrë ndaj anijeve luftarake të Ukrainës. Trump dhe Putin kishin dështuar të…

Lexo më shumë
Bota Lajme Vend 

Deutsche Welle e lidh ushtrinë e Kosovës me presidentin e SHBA-së

Agjencia gjermane e lajmeve, Deutsche Welle, i ka kushtuar një artikull të gjatë vendimit për transformimin e FSK-së në Ushtri, duke thënë se Shtetet e Bashkuara dhe Rusia i kanë shprehur qëndrimet e tyre lidhur me këtë çështje, ndërsa kërkohet nga Bashkimi Evropian të jetë më e pranishme. DW shkruan se ajo që po ndodh tani në Kosovë vjen nga logjika e Rendit të Ri Botëror e cila dominohet nga Presidenti amerikan, Donald Trump dhe homologu i tij rus Vladimir Putin, e jo nga logjika e Organizata e Kombeve të…

Lexo më shumë
Bota Lajme Rajon Vend 

Haradinaj tregon se çka i tha Mogherinit në Bruksel

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka publikuar fjalimin e tij të plotë në Këshillin e Tretë të Stabilizim Asociimit ndërmjet Kosovës dhe BE-së, në Bruksel. Kryeministri Haradinaj ia ka përmendur Mogherinit se edhe 20 vjet pas luftës, 10 vjet pas pavarësisë dhe pesë vjet pas arritjes së marrëveshjes në Bruksel, “realiteti në progresin e normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, ka qenë minimal”. Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të kryeministrit Haradinaj në Facebook.

Lexo më shumë
Bota Lajme Rajon Vend 

Ky është reagimi i MPJ-së pas sulmit ndaj autobusit me pasagjerë të Kosovës në Serbi

Të hënën në mbrëmje është sulmuar me gurë një autobus me udhëtarë kosovarë që po shkonin nga Kosova në Austri. Lidhur me këtë ka reaguar edhe Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, e cila përmes një komunikate për media, shpreh shqetësimin e arsyeshëm për përsëritjen dhe shpeshtimin e rasteve tashmë të kthyer në dukuri të pengesave sistematike -burokratike dhe sulmeve më të vrazhda fizike ndaj mjeteve të transportit të Republikës së Kosovës dhe shtetasve të saj, të cilët po e shfrytëzojnë territorin e shtetit të Serbisë si…

Lexo më shumë
Bota Lajme 

Nuk kanë të ndalur pakot-bombë në SHBA

Hetuesit federalë po kontrollojnë zyrat e një shërbimi të madh postar në Florida. Dy pako të reja, që mbanin adresën e senatorit amerikan Cory Booker dhe ish-drejtorit të Shërbimit të Inteligjencës, James Clapper, u gjetën të premten. Pakoja e 11 u gjet në zyrat e një shërbimi postar në qytetin Opa-Locka të Floridës dhe mbante adresën e senatorit demokrat nga Nju Xhersi. Pakoja e 12 që mbante emrin e James Clapper, ishte dërguar në adresë të CNN, transmeton “Tch”. Hetuesit federalë po kontrollojnë zyrat e një shërbimi të madh postar…

Lexo më shumë
Bota Lajme Rajon Vend 

Daçiq reagon pas deklaratave të deputetit gjerman për Kosovën

Deputeti gjerman, Peter Beyer, gjatë qëndrimit të tij në Kosovë ia kishte rikujtuar Serbisë kushtin e BE-së për anëtarësimin e saj. Deputeti i parlamentit të Gjermanisë, Peter Beyer, gjatë qëndrimit të tij në Kosovë deklaroi se, Serbia nuk mund të jetë anëtare e Bashkimit Evropian pa e njohur pavarësinë e Kosovës. Kjo deklaratë e tillë ka ngjallur reagime në Serbi, transmeton lajmi.net. Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se Serbia nuk mund të shkel kushtetutën e saj dhe ta njoh Kosovën mirëpo, sipas tij, deklaratat…

Lexo më shumë
Bota Lajme Rajon Vend 

Deputeti gjerman ‘dridhë’ Serbinë me deklaratë për Kosovën në mes të Beogradit

Deputeti i Bundestagut gjerman, Peter Beyer, ka qëndruar për vizitë zyrtare në Beograd, një ditë pasi ai vizitoi edhe Kosovën ku u takua me liderët shtetëror. Beyer nga Beogradi tha se ai e konsideron Kosovën si shtet të pavarur dhe se Serbia duhet që “de jure” ta njohë Republikën e Kosovës, në mënyrë që t’i hapë rrugë vetes për anëtarësim në Bashkimin Evropian, transmeton lajmi.net. “Është e rëndësishme që secili ta kuptojë që nga fillimi kuptimin e dialogut, e që është normalizimi i marrëdhëniëve. Normalizimi i tyre nuk do të…

Lexo më shumë
Bota Lajme 

Gjenden pako me eksplozivë në shtëpinë e Obamas dhe Clinton

Disa pako të dyshimta eksplozive janë dërguar në shtëpitë e ish-Presidentëve Barack Obama dhe Bill Clinton. Shërbimi Sekret i SHBA-së tha të mërkurën se disa pako të dyshimta eksplozive janë dërguar në shtëpitë e ish-Presidentëve Barack Obama dhe Bill Clinton. Një zyrtar i zbatimit të ligjit tha për Neë York Times se “pajisja shpërthyese” u dërgua në shtëpinë e çiftit Clinton në Chappaqua, Nju Jork, dhe u gjet nga një teknik që kontrollon postën e familjes. Shërbimi Sekret tha në një deklaratë se pako në shtëpinë e Obama-ve u kap…

Lexo më shumë
Bota Lajme Rajon Vend 

EUROPOL: Pesë mijë fëmijë shqiptarë trafikohen në BE

Mbi 5 mijë fëmijë shqiptarë rezultojnë të trafikuar në vendet e Bashkimit Europian. Të dhënat alarmante bëhen publike nga EUROPOL. Organizata Europiane thekson se prindërit janë në dijeni të këtyre rasteve, por gjendja e vështirë ekonomike e tyre e bën të vështirë parandalimin e këtij fenomeni. Altin Hazizaj: Fëmijët e vegjël po shfrytëzohen si për qëllime të shfrytëzimit seksual ashtu dhe për qëllime të shfrytëzimit ekonomik. Sipas Europol, fëmijët e trafikuar apo të kontrabanduar janë të moshës 12-15 vjeç. Në këto kushte, Drejtori i Qendrës për Mbrojtjen e të Drejtave…

Lexo më shumë
Bota 

Afganistan, shpërthime në ditën e zgjedhjeve

Zgjedhjet në Afganistan po mbahen, pavarësisht kërcënimeve të shumta nga talebanët, e sigurisht edhe masave të rënda të sigurisë. Shpërthime të shumta kanë tronditur qendrat e votimit përreth Kabulit, këtë të shtunë, teksa njerëzit kanë nisur të hedhin votat e tyre në zgjedhjet legjislative të shtyra prej një kohe të gjatë. Votues të shumtë janë parë teksa largoheshin nga një shkollë në veri të kryeqytetit afgan, pas shpërthimit, ndërkohë që dëshmitarë të shumtë kanë raportuar për shpërthime edhe në qendra të tjera votimi. Zgjedhjet në Afganistan po mbahen, pavarësisht kërcënimeve…

Lexo më shumë
Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial