Bota Lajme Vend 

Thaçi në Paris takon Ministrin e Jashtëm të Kroacisë, Gordan Grlic-Radman

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka takuar në Paris edhe Ministrin e Jashtëm të Kroacisë, Gordan Grlic-Radman. Përmes facebook ai ka thënë se janë pajtuar se Kosova dhe Kroacia kanë partneritet strategjik. ”Në kuadër të Forumit të Paqes në Paris takova edhe Ministrin e Jashtëm të Kroacisë, Gordan Grlic-Radman. Me ministrin Grlic-Radman u pajtuam se Kosova dhe Kroacia kanë partneritet strategjik dhe janë të përkushtuara për arritjen e paqes dhe stabilitetit në tërë Ballkanin Perëndimor. HTH”.

Lexo më shumë
Bota Lajme Vend 

Dialog në Bruksel apo konferencë ndërkombëtare?

Thirrjet e zyrtarëve të Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës që Kosova dhe Serbia t’i kthehen dialogut për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht obliguese, tashmë ua kanë bërë të qartë të dy vendeve që një dialog i tillë është i pashmangshëm dhe se duhet t’i krijojnë parakushtet për të, vlerësojnë njohësi e zhvillimeve politike në Kosovë dhe në Serbi. Por, sipas tyre, tashmë në opinion ekzistojnë dilemat nëse dialogu i ardhshëm do ta ruajë formatin që ka pasur, nën lehtësimin e Bashkimit Evropian ose ky…

Lexo më shumë
Bota Lajme 

Lideri suprem i Iranit përjashton bisedimet me ShBA-në

Lideri supreme i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, tha se Tehrani do t’i qëndrojë besnik pozicionit për të mos zhvilluar bisedime me Shtetet e Bashkuara. Ai i bëri këto komente të dielën në televizionin shtetëror, një ditë para shënimit të përvjetorit të 40-të të hyrjes së iranianëve në ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Tehran. “Njëra nga mënyrat e bllokimit të përzierjes politike të Amerikës është shmangia e bisedimeve me ta. Kjo do të thotë se Irani nuk do t’i përgjigjet presionit të Amerikës”, citohet të ketë thënë Khamenei. “Ata që…

Lexo më shumë
Bota Lajme 

Ajri i ndotur paralizon Nju-Delhin, shpërndahen miliona maska

Pesë milionë maska u shpërndanë në shkollat e kryeqytetit të Indisë, Nju Delhi, pasi ajri i ndotur i detyroi autoritetet të shpallin emergjencë shëndetësore publike. Një panel, i mandatuar nga Gjykata Supreme, vendosi disa kufizime në qytet dhe dy shtete fqinje, pasi cilësia e ajrit u përkeqësua në nivel “të rëndë”. Nivelet e grimcave të rrezikshme në ajër thuhet të jenë 20 herë më të larta se maksimumi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Shkollat e Nju Delhit u mbyllën së paku deri të martën. Të gjitha ndërtimet u ndërprenë për…

Lexo më shumë
Bota Lajme 

​SHBA përgëzon Shqipërinë: Forcoi sigurinë kufitare, dëboi ambasadorin iranian

SHBA përgëzoi Shqipërinë për përpjekjet e shtuara në forcimin e sigurisë kufitare, ndalimin e suksesshëm të terroristëve të njohur apo të dyshuar, si dhe për hapat drejt përmbushjes së plotë të rezolutës 2396 të Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara, për të përmirësuar kontrollin e pasagjerëve që hyjnë në Shqipëri në rrugë ajrore. Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar sot raportin e vendeve për Terrorizmin, ku bën pjesë edhe Shqipëria. Në raport, DASH vlerëson se Shqipëria vazhdoi mbështetjen e saj të fortë ndërkombëtare. DASH thekson se kërcënimi i terrorizmit…

Lexo më shumë
Bota Lajme 

Të bukura dhe vrasëse gjakftohta, njihuni me ninxhat e tmerrshme të Iranit

Ato janë të shkathta, gjakftohta dhe të pamëshirshme. Vajzat iraniane, që stërviten si ninxha, janë të përgatitura për të vrarë pa zhurmë. 25 milje larg nga kryeqyteti, Teherani, janë 4,000 gra që trajnohen për t’u bërë ushtare ninxha. Ata mësojnë të ngjiten dhe të kapërcejnë muret, të fshihen në male dhe ‘të këpusin qafën e një rivali pa bërë asnjë zhurmë’.

Lexo më shumë
Bota Lajme 

Pesë mijë të infektuar me Sida dhe Hepatit, tmerr brenda burgut me militantët e ISIS’it

Pamjet ngjethëse vijnë nga burgjet në Siri, ku mbahen ish-luftëtarët që kanë ardhur të luftojnë për ISIS-in nga vende të ndryshme të botës. Një grup i gazetarëve të AFP ka marrë pamje ekskluzive nga një burg ku mbahen ish luftëtarët e ISIS-it, të ruajtur nga forcat kurde të Sirisë. Qelitë janë aq të dendura sa trupat e të burgosurve mbulojnë çdo centimetër katror kur shtrihen për të fjetur. Shumë prej tyre janë të infektuar me SIDA, me hepatit, si dhe me plagë të hapur prej të cilave u duken organet.…

Lexo më shumë
Bota Lajme Vend 

Kosova ka përmbushur kriteret, “topi” është te Parlamenti dhe Këshilli Evropian për vizat

Lëvizja e lirë e qytetarëve të Kosovës drejt vendeve të Evropës është në fatin e Parlamentit dhe Këshillit Evropian. Qytetarët e Kosovës mund të lëvizin lirshëm drejt vendeve të Evropës vetëm nëse një gjë të tillë e vendos Parlamenti dhe Këshilli Evropian. Burime të lajmi.net brenda Komisionit Evropian, kanë bërë të ditur se Kosova tashmë i ka plotësuar kriteret që i kishte vënë Bashkimi Evropian për liberalizimin e vizave. “Më 18 korrik të vitit 2018, Komisioni konfirmoi që Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret e Udhërrëfyesit për Liberalizimin e Vizave,…

Lexo më shumë
Bota Lajme 

Deri tash 42 persona të vrarë gjatë protestave në Irak

Numri i viktimave në protestat në Irak ka arritur në 42, pasi zyrtarët qeveritarë në jug të vendit, thanë se edhe 12 protestues vdiqën në një zjarr që kishin ndezur, teksa kanë hyrë në zyret e një milicie të fuqishme gjatë protestës së 25 tetorit. Protestat anti-qeveritare nisën më 25 tetor, pasi disa protesta të nisura më herët gjatë këtij muaji, ishin shtypur nga autoritetet, të cilët kishin përdorur dhunë ndaj protestuesve. Në Bagdad më 26 tetor, protestuesit u mblodhën në Sheshin Tahrir, por ende nuk ka raportime për dhunë.…

Lexo më shumë
Bota Lajme Vend 

Pse po e përkrahin kosovarët Erdoganin dhe ofensivën turke në Siri?

Në 1999-tën, Kosova u ishte përballë një gjenocidi dhe spastrimi etnik të kryer nga forcat paramilitare serbe. 20 vite më pas, qarqe të ndryshme brenda vendit tonë po u dalin në përkrahje ofensivave ushtarake turke që lanë të vdekur të paktën 14 civilë kurdë në Siri. Mediat dhe rrjetet sociale në Kosovë ditëve të fundit janë mbushur me raportime për njerëzit dhe grupacionet që po i dalin në përkrahje ofensivës turke në Siri, shkruan lajmi.net. Simboli ushtarak, si shenjë përkrahjeje për forcat turke u pa edhe tek fëmijët e klasës…

Lexo më shumë
Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial