Margaret Atwood dhe Salman Rushdie, kandidatë për Booker Prize

Margaret Atwood dhe Salman Rushdie janë në mesin e gjashtë finalistëve të zgjedhur për Booker Prize 2019, çmim prestigjioz i letërsisë britanike. Romancierja dhe poetja kanadeze është përzgjedhur për romanin “The Testaments”, vazhdimi i shumëpritur “The Handmaid’s Tale”, që do të dalë në ditët e ardhshme në Britaninë e Madhe. Presidenti i jurisë, Peter Florence e cilësoi “The Testaments” si një roman të egër dhe mrekullueshëm që na flet sot me bindje dhe fuqi. “The Handmaid’s Tale”, vepër e publikuar në vitin 1985 është është kthyer në serialin televiziv më…

Read More

ZEMËRBARDHËSIA E BARDHIT

Shkruan: Bedri TAHIRI (Safet Hasani, MES DHEMBJES DHE  KRENARISË, roman, Lena, Prishtinë, 2019) Dorëshkrimin e prozës “MES DHEMBJES DHE  KRENARISË”, të autorit tashmë të dëshmuar, Safet Hasani, e lexova dhe e rilexova, me laps në dorë, siç i thonë një fjale e me një kureshtje të pashuar, duke e ndërprerë disa herë, nga lotët dhe ngashërimet emocionale, ngase, fillim e mbarim, është e ngarkuar me ndjenja të përziera, heroizëm e tragjizëm ngufatësh. Kjo, prozë, që sipas mendimit tim, qëndron midis novelës dhe romanit, më bindi edhe më shumë në atë…

Read More

Festivali “Takimet e poeteshave shqiptare”, do të mbahet sivjet për herë të 37 në Vushtrri

Siçka njoftuar drejtoresha e Drejtorisë së Kulturës në Komunën e Vushtrrië, Fatmire Cecelia, sivjet do të mbahet edicioni i 37-të i Festivalit tradicional “Takimet e poeteshave shqiptare”, në Vushtrri. Ajo ka thënë se janë në përgatitje për mbajtjen e këtij aktiviteti, si dhe ka ftuar të gjitha poetet nga të gjitha trojet shqiptare, por edhe më gjerë që të konkurojnë dhe të jenë pjesë e festivalit. Po ashtu, është bërë e ditur se është hapur edhe konkursi për pranimin e poezive, ku do të jetë i hapur deri më 4…

Read More

Izet Miftari historiani më aktiv

Shkruan: Fazli Muharremi Këtyre ditëve në komunën e Vushtrrisë po mbahen aktivitete të shumta në kuadër të “Ditët e Diasporës”. Historian i Vushtrrisë, z. Izet Miftari, do të hap përsëri ekspozitën “Trojet shqiptare nëpër harta historike”. Këto harta (mbi 40 harta) janë interesante dhe përfshijnë periudhën nga antika deri më 1945. Në këto harta, vizitorët mund të shohin se si kanë qenë dikur të ndara e pushtuara trojet shqiptare, por në të njëjtën kohë mund të shohin se edhe deri ku janë shtrirë trojet iliro – arbërore. Gjithashtu, mund të…

Read More

Shqipëria e vitit 1982, fotot e rralla të gazetarit komunist

“Shqipëria në vitin 1982 – Një udhëtim fotografik” – titullohet ky set që sjell Shqipërinë si ishte 37 vjet më parë. Autori i këtyre fotografive është Onide Donati. Ai është një gazetar italian tani 65 vjeçar. Në kohën kur janë bërë këto fotografi ai ishte zyrtar i Partisë Komuniste të Riminit. Më vonë ka punuar për më shumë se tridhjetë vjet, së pari si korrespondent, pastaj si gazetar politik. Në fund të karrierës ishte kreu i redaksisë së “Emilia-Romagna”. Sot ai është në pension.

Read More

“Poema e Mjerimit” nga Migjeni

Kafshatë që s’kapërdihet asht, or vlla, mjerimi, kafshatë që të mbetë në fyt edhe të zë trishtimi kur shef ftyra të zbeta edhe sy t’jeshilta që t’shikojnë si hije dhe shtrijnë duert e mpita edhe ashtu të shtrime mbrapa teje mbesin të tan jetën e vet derisa të vdesin. e mbi ta n’ajri, si në qesendi, therin qiellën kryqat e minaret e ngurta, profetënt dhe shejtënt në fushqeta të shumngjyrta shkëlqejnë. e mjerimi mirfilli ndien tradhti. mjerimi ka vulën e vet t’shëmtueme, asht e neveritshme, e keqe, e turpshme, balli…

Read More

Teatri i qytetit të Vushtrrisë shfaqë premierën e komedisë “Burri i gruas sime”

Shkruan: Esat Vatovci Më 11 korrik në Qendren e Kulturës “Rexhep Mitrovica” në Mitrovicë do të shfaqet premiera e komedisë “Burri i gruas sime” nga teatri i qytetit të Vushtrrië. Pas një pune të mrekullueshme të enjten artdashëseve do t’iu ofrojë një komedi në regji të Qamil Sahitit. Luka rol i interpretuar nga Besart Bunjaku e fillon ngjarjen në këtë komedi ai është një kuzhinier i mrekullueshëm, por çdo herë në shërbim të gruas së tij Eves, në dhomën e tij papritmas hyn Toni, rol i interpretuar nga Bujar Haxhaj…

Read More

Ministri Gashi priti në takim lamtumirës ambasadorin e Francës në Kosovë

Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit, ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin e Francës, Didier Chabert, të cilin e ka falënderuar për kontributin e tij që e ka dhënë në Kosovë. Gashi ka shprehur mirënjohje për mbështetjen që ia ka bërë institucioneve të kulturës dhe të trashëgimisë kulturore, me qëllim të zhvillimit më dinamik të jetës kulturore në vendin tonë. “Marrëdhëniet në mes dy vendeve tona janë më shumë se sa marrëdhënie në mes dy vendeve mike dhe popujve miqësor”, ka thënë Gashi gjatë takimit me ambasadorin Chabert, duke shtuar…

Read More

Tri institucione kulturore kërkojnë drejtorë, anulohet konkursi për Muzeun

Muzeu, Teatri Kombëtar i Kosovës, si dhe Trupa Kombëtare e Baletit janë në kërkim të tre personave kompetentë, të cilët do t’i marrin në dorë timonët e këtyre institucioneve përkatëse. Për pozitat e drejtorëve në të tria këto institucione Ministria e Kulturës, e Rinisë dhe e Sportit ka hapur konkurse. Por të premten kjo Ministri ka njoftuar se në mungesë të kandidatëve është anuluar konkursi për drejtor të Muzeut Kombëtar të Kosovës. Në anën tjetër, aplikimet janë mbyllur për pozitën e drejtorit artistik të Teatrit Kombëtar të Kosovës, si dhe…

Read More