Letërsi 

Frikësohesh nga vdekja ? Lexo këtë poezi

Vdekja nuk është asgjë. Thjesht kam kaluar në anën tjetër: është sikur të jem fshehur në dhomën përbri. Unë jam gjithmonë unë dhe ti je gjithmonë ti. Ajo që ishim më parë përnjëri-tjetrin, jemi ende. Thirrmë me emrin që më ke thirrur gjithmonë, që e ke të njohur; folmë me të njëjtën dashuri që më ke folur gjithmonë. Mos ndrysho tonin e zërit, mos merr pamje solemne apo të trishtë. Vazhdo të qeshësh me atë që na bënte të qeshnim, me ato gjëra të vogla që aq shumë na pëlqenin…

Lexo më shumë
Letërsi 

Volteri për Skenderbeun!

Fransua Volter (1693-1778) ishte ikona e revulucionit francez dhe gjithashtu mbahet si ideologu i saj kryesor. Volteri ishte deist me pikëpamje kontradiktore. Ai deklaronte se ishte kundër fesë, por kundër asaj katolike, me klerikë dhe papë të këqij. Veprat e tij të shumta shërbyen si parapërgatitje e revulucionit francez. Gjithshtu ka patur respekt për punën dhe thoshte: “Populli më i pasur dhe më i lumtur është ai që punon më mirë tokën dhe dhurata më e bukur që Perëndia i ka dhënë njeriut është domosdoshmëria për punën.” Si studjues i…

Lexo më shumë
Letërsi 

Dhjetë citate për shqipërinë dhe shqiptarët

“O Zeus, mbret dodonas e pellazgjik që banon larg që kujdesesh për Dodnën dimërkeqe… I biri i shkëlqyshëm i Lethos të Pellazgut, Hipotheu e tërhiqte prej këmbe përmes përleshjes së tmerrshme (kufomën e Patroklit të vrarë) lidhur me tërkuzë nga kyçi i këmbës, për t’i bërë qejfin Hektorit dhe trojanëve. I pari foli Akili hyjnor këmbëshpejti: “Kush je ti prej burrave që kundër meje guxon të vish? Është fatkeq ai djalë që mërinë time kundërshton.” Atij menjëherë iu përgjigj i biri i shkëlqyer i Pelegronit: “O Pelid zemërgjerë, për fisin…

Lexo më shumë
Letërsi 

Blerina Tërbunja: Pa datë

Rrugët e qytetit më duken labirinthe asgja nuk e ka kuptimin e vet sdi në ç’drejtim po shkoj Shoh hije njerëzish që kalojnë pranë meje diellin gjithë kohën e shoh në zenit akrepat e orës ecin mbrapa Nuk e di se ç’datë asht sot mëngjeseve nuk dua ti hap sytë në mbrëmje gjumi asht tinzar Kam humbur përtej detit përtej hanës jam tretë nuk di ma me ecë qiellit Kot shuhen yjet më la dhe dëshira për të dëshirue për njat’ diell që s’lind ma për mue

Lexo më shumë
Kulture Letërsi 

“DITA E PLISIT”, libër me vlera kombëtare

Shkruan: Bedri Tahiri (Ismet Krasniqi-Prend Buzhala, DITA E PLISIT, vëllimi IV, Prishtinë, 2018) Plisi, simboli ynë kryesor i identitetit kombëtar, përherë ka zgjuar kërshërinë dhe interesimin e studiuesve tanë dhe të huaj, për të qëmtuar në historinë e tij të stërlashtë, me rrënjë deri tek pellazgjishtja e më larg, ku me plis kokë paraqitën edhe Odiseu, Papa Klimenti Albani etj. E bardha ka origjinën të ndriçimi hyjnor. Kjo është ngjyra jonë kombëtare, që parimisht dominon në veshjet tona, por mbulesa e kokës, PLISI, përherë ka mbetur me ngjyrë të bardhë.…

Lexo më shumë
Letërsi 

DITA E SOTME NË ZARF TË KUQ

Blerina Terbunja: DITA E SOTME NË ZARF TË KUQ Kjo natë e freskët fundqeshori nuk më sjellë asnjë mesazh nuk arrijë të shoh asgjë me teleskop veç boshllëk në horizont Në zarf të kuq e futa ditën e sotme dy lot më ranë sipër ti sa për ta mbyllur nuk i vura asnjë titull ditës veç adresën e shpirtit Në ditar sonte e shkruaj veç datën mes mallit dhe lumtunisë më asht ngushtue zemra ekuilibër mes tyre Sot i rashë rreth e rrotull qiellit të shtat mes puthjesh shpirti më…

Lexo më shumë
Kulture Letërsi 

Shqipërimet e panjohura të Nolit, studiuesi i gjen te shqiptarët në Amerikë

Pesë botime të shqipëruara nga Fan Noli janë gjetur në Amerikë nga studiuesi i historisë Niko Kotherja. Botimet e 5 pjesëve të “Don Kishotit të Mançës”, përkthimet brilante të Fan Nolit, botuar me 1932 në Boston janë gjetur mes shqiptarëve të Amerikës. Studiuesi i historisë Niko Kotherja në Boston ka mundur te gjejë këto gjurmë të rëndësishme, me vlerë të pazakontë sa i takon periudhës kur janë botuar, por edhe si dëshmi e përpjekjeve për të ruajtur gjuhën shqipe. Pas një udhëtimi në Amerikë mes radhëve të shqiptarëve, Kotherja ka…

Lexo më shumë
Kulture Letërsi 

Tri luftëra për një Shqipëri të vërtetë

Shkruan: Bedri TAHIRI Kur të mos jemi Të kujtojnë fëmija, Po s’e bënë ata E bën Shqipëria! Sapo mbërrita në Durrës, këmbët vetvetiu më shpien drejt e në Muzeun e ri të UÇK-së, në hotelin “DRENICA”, në odën e madhe të shqiptarisë, ku gjatë muajve mars-qershor 1998 u mobilizuan, u përgatiten dhe u nisen për në fronte mbi dymbëdhjetë mijë luftëtarë shqiptarë e të huaj. Dhe, pos Monumentit që rrezaton atdhedashuri, në një dhomë të veçantë janë ekspozuar fotot dhe dëshmitë e ndryshme të dëshmorëve të lirisë. I shikoj më…

Lexo më shumë
Kulture Letërsi 

Heroi që sfidoi historinë

Shkruan: Bedri TAHIRI Trimi i parë drenicas që njeh historia, padyshim, është Milosh Nikollë Kopiliqi. Ishte luftëtar dhe prijës i njohur, si edhe pasanik i madh, i cili posedonte prona të shumta e tё begata në Kopiliq të Drenicës heroike. U martua me vajzën e car Lazarit, dhe kur osmanët u vërsulёn këtej Dardaneleve, u lidh me koalicionin e krishterё antiturk. Zemërimi i princit Qershor 1389. Java e dytë. Vapë e madhe, përvëluese. Toka e çarë si pjepëri. Thatësi e paparë dhe e padëgjuar. Nuk e mbanin mend as më…

Lexo më shumë
Letërsi 

E dashunume deri në shpirt…

E dashunume deri në shpirt s’kisha fole tjetër veç kaltërsisë Sot nuk e duroj dot kafazin qosheve të tij e godas veten për ta marrë rrugën e mjaltit por m’i prenë krahtë kësaj radhe Nuk ka lot që e lanë këtë dhimbje fole të re më ndërtuan në kafaz kurrë ske me fluturue ma qiellit më thanë veç në fole virtuale ke me shtegtue pa qare Jam rritë e nuk i besoj fundit të blertë përrallor ska heronjë që shërojnë plagët e shpirtit të këputur gjithkush në fole të vet…

Lexo më shumë
Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial