Kulture Letërsi 

Në Vushtrri u përurua libri “(Mos)Përdorimi i shkronjës ë” i studiuesit të gjuhësisë Mentor Hajrizi

Shkruan: Esat Vatovci Në praninë e një numri të madh dashamirës të librit, në Vushtrri është bërë përurimi i veprës shkencore “(Mos)Përdorimi i shkronjës ë”, vështrim drejtshkrimor në portalet në gjuhën shqipe, i studiuesit të gjuhës Mentor Hajrizi. Recensuesi i këtij libri shkencor, professor Bedri Tahiri, theksoi me këtë rast se me botimin e këtij libri, tashmë na është dhuruar një botim i veçantë, me vlera të konsiderueshme shkencore-artistike dhe gjuhësore, që deri tani n aka munguar shumë. “Ky libër i rrallë, që lirishit mund ta quajmë edhe Praktikum i…

Lexo më shumë
Kulture Letërsi 

ZEMËRBARDHËSIA E BARDHIT

Shkruan: Bedri TAHIRI (Safet Hasani, MES DHEMBJES DHE  KRENARISË, roman, Lena, Prishtinë, 2019) Dorëshkrimin e prozës “MES DHEMBJES DHE  KRENARISË”, të autorit tashmë të dëshmuar, Safet Hasani, e lexova dhe e rilexova, me laps në dorë, siç i thonë një fjale e me një kureshtje të pashuar, duke e ndërprerë disa herë, nga lotët dhe ngashërimet emocionale, ngase, fillim e mbarim, është e ngarkuar me ndjenja të përziera, heroizëm e tragjizëm ngufatësh. Kjo, prozë, që sipas mendimit tim, qëndron midis novelës dhe romanit, më bindi edhe më shumë në atë…

Lexo më shumë
Letërsi 

“Poema e Mjerimit” nga Migjeni

Kafshatë që s’kapërdihet asht, or vlla, mjerimi, kafshatë që të mbetë në fyt edhe të zë trishtimi kur shef ftyra të zbeta edhe sy t’jeshilta që t’shikojnë si hije dhe shtrijnë duert e mpita edhe ashtu të shtrime mbrapa teje mbesin të tan jetën e vet derisa të vdesin. e mbi ta n’ajri, si në qesendi, therin qiellën kryqat e minaret e ngurta, profetënt dhe shejtënt në fushqeta të shumngjyrta shkëlqejnë. e mjerimi mirfilli ndien tradhti. mjerimi ka vulën e vet t’shëmtueme, asht e neveritshme, e keqe, e turpshme, balli…

Lexo më shumë
Kulture Letërsi 

Zbulohet letra e Aqif Pashë Elbasanit: Shqipnija kërkon flina të mëdha/1920/

Ju falem nderit për gëzimet e urimet për detyrën e randë që më ngarkoi Kongresi Kombëtar. Shpresoj të dalim faqebardhë në këtë vepër të madhërishme të kombit shqiptar që lyp të drejtat e veta të rrojë i lirë e indipenedent. Shqipnija kërkon flina të mëdha të ec lart, do të i bajmë kajd e saj si… jemi udhëheqës të vërtetë. Lushnjë, 4. 2. 1920. Me nderimë prej Këshillës së Naltë Aqif Pasha. Më 1920, i zgjedhur nga Bashkia e Peqinit, Aqif pashë Elbasani përfaqësoi kazanë e Peqinit si delegat në…

Lexo më shumë
Kulture Letërsi 

Poezi e përshtypjeve dhe përjetimeve reale

Nga: Esat  VATOVCI Studiuesi dhe kritiku i letërsisë shqipe, Vehbi Miftari, është dëshmuar edhe në fushën e poezisë, të cilën e shkruan me shumë pasion dhe me shumë shkathtësi prej poeti të rrallë. Sikur në librat e tij të mëparshëm, edhe në vëllimin poetik “Muret nuk mjaftojnë”, Miftari ka dëshmuar se poezinë e ka në shpirt dhe se frymëzimet e tij për të shkruar burojnë nga vet jeta e përditshme, nga ngjarjet, përjetimet dhe përshtypjet e tij. Në këtë vëllim poetik është pasqyruar një jetë plotë vuajtje, sakrifica dhe peripeci…

Lexo më shumë
Letërsi 

ANIJA PREJ LETRE

Shkruan Blerina Tërbunja: ANIJA PREJ LETRE Mora mbulojen e kuqe, e hodha sipër krahëve dhe mora rrugën për tek jeshilët. U ula në tavolinen afër dritarës. Nga dritarja shihet teatri. Aq bukur duket sonte, i paskan vnu dritat jeshile. Për pak më hupi sensi i kohës, harrova se jemi në Pranverë. Qesha nëpër dhëmbë, nisa me i numërue ditët… e enjtë, e premtë, e shtunë… uf shumë gjatë, më humbi durimi dhe lotët më rodhën mollëzave. Qeshë e qajë, dhimbjen time. Shikimin e hodha në dritare, duart mbi tavolinë, kokë e vendosa…

Lexo më shumë
Kulture Letërsi 

Një libër i harruar për marrëdhëniet amerikano-shqiptare

Këto ditë organizohen aktivitete të ndryshme me rastin e 100-vjetorit të Konferencës së Paqes në Paris, e cila ishte një ngjarje jetike për shqiptarët, përkatësisht për fatin e Shqipërisë. Mu në këtë kontekst kemi një kthesë në politikën e jashtme amerikane drejt Shqipërisë, pasi që prania e presidentit amerikan Wodrow Wilson në Konferencën e Paqes kishte ndikim të madh. Si i tillë, viti 1919 ka rëndësi historike për orientimin amerikan nga shqiptarët, përkatësisht për njohjen e Shqipërisë dhe shkëmbimin e ambasadorëve e të tjera, shkruan sot Koha Ditore. Për këtë…

Lexo më shumë
Kulture Letërsi 

Sot hapet panairi i librit, rreth 100 botues sjellin mbi 1500 tituj të rinj

Sot hapet panairi i 21-të i librit “Prishtina 2019” që do të mbahet deri më 9 qershor në ambientet e Pallatit të Rinisë, organizuar nga Shoqata e Botuesve të Kosovës. Në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës, panairi i 21-të i librit është pjesë e 20 aktiviteteve kulturore, sportive e inovative për përkujtimin e 20 vjetorit të çlirimit të qytetit të Prishtinës. Ceremonia e hapjes do të bëhet sot në orën 12:00, ndërsa do të qëndrojë i hapur për vizitorë nga ora 09:00 deri në ora 20:00. Pritet të marrin pjesë…

Lexo më shumë
Kulture Letërsi 

Libri “Telat e zemrës” do të përurohet të hënën

Shkruan: Esat Vatovci Të hënën, më 3 qershor 2019, nga ora 13:00, në ambientet e shkollës “Hilmi Rakovica” në Prishtinë do përurohet vëllimi poetik “Telat e zemrës” i Grupit Letrar “Hilmi Rakovica”. Redaktori përgjegjës i librit, Mentor Hajrizi, tha se libri përmban kryesisht poezi për fëmijë e të rinj dhe jo vetëm kaq. Libri, sipas tij, vjen pas kurorëzimit me sukses të punës së përbashkët mes mësimdhënësve dhe nxënësve të dalluar të shkollës. “Idenë për librin e kam diskutuar fillimisht me zëvendësdrejtoreshën e shkollës Zylë Osmanin dhe më pas me…

Lexo më shumë
Kulture Letërsi 

LIBËR ME VLERA QË TË NXISIN PËR VEPRIME POZITIVE

Shkruan: Safet Hasani        (Bedri TAHIRI, Agimi i Lirisë, LenaGraphic, Prishtinë, 2018) Lexuesit shqiptarë që kanë përcjellë aktivitetin shkencor, krijues dhe hulumtues të profesor Bedri Tahirit, nuk e kanë të vështirë të vërejnë përmasat gjigante shkencore, historike e krijuese të njërit prej botuesve më të spikatur në Kosovë. Për dekada të tëra, prej leximit të librave dhe shkrimeve të tij, lexuesi ka mundur të reflektoj në tema nga më të ndryshmet dhe nga më të shumtat mbi historinë, gjuhësinë dhe letërsinë shqiptare, e në veçanti mbi personalitetet e ngritura të heronjve…

Lexo më shumë
Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial