Wednesday, August 22Informohu

Film

Filmi “Nëntor i ftohtë” i Ismet Sijarinës premierë botërore në San Sebastian

Filmi “Nëntor i ftohtë” i Ismet Sijarinës premierë botërore në San Sebastian

Film, Kulture
Premiera botërore për filmin artistik të regjisorit Ismet Sijarinës "Nëntor i ftohtë" do të mbahet në edicionin e 66-të të Festivalit ndërkombëtar të filmit të San Sebastianit. Ky është filmi i parë nga Kosova në këtë festival ndërkombëtar, tejet i rëndësishëm dhe i kategorisë A, i cili do të jetë në konkurrencë zyrtar në Seksionin e regjisorëve të rinj. “Ky është një zhvillim i madh për kinematografinë e Kosovës dhe pasqyron një trend të sukseseve në rritje për industrinë e filmit në Kosovë”, thotë drejtori i QKK-së, Arben Zharku. Filmi përcjell Fadilin, i cili punon si arkivist në një ndërmarrje shtetërore, në Kosovën e fillimviteve ’90, dhe duhet të zgjedhë mes dy opsione të gabuara. Në këtë mënyrë ai, jashtë vullnetit dhe dëshirës së tij, “gëlltit” turpin, ballafaqohet me imaz
Po vjen filmi i parë për Ilirët, koproduksion mes Kroacisë, Sllovenisë, Italisë dhe Kosovës

Po vjen filmi i parë për Ilirët, koproduksion mes Kroacisë, Sllovenisë, Italisë dhe Kosovës

Film, Kulture
Edhe një film do të mund ta shohim gjatë vitit të ardhshëm në ekranet e mëdha të kinemave shqiptare. Kështu së paku ka bërë të ditur Fatmir Spahiu, i njohur më mirë si “Oki” i serialit “Kafeneja Jonë”. Ai përmes një mesazhi në llogarinë personale në Facebook ka treguar se produksioni “Buka” do të jetë pjesë e projektit filmik të titulluar “Illyricvm”. Në një prononcim për Telegrafin, 37-vjeçari ka pohuar se “producentja e filmit është zonja Ankica Tilic, një emër i madh i kinematografisë evropiane kurse regjisor dhe skenarist është Simon Bogojevic Narath”. Spahiu më tutje ka falënderuar Qendrën Kinematografike të Kosovës për votimin e projektit, i cili do të jetë koproduksion në mes të Kroacisë, Sllovenisë, Italisë dhe Kosovës. Fatmiri gjithashtu ka shprehur dëshirën që këti
Kosovari – oficer në serialin e George Clooneyt

Kosovari – oficer në serialin e George Clooneyt

Film, Kulture
Kur është fjala për veprat e artit, Lufta e Dytë Botërore nuk ka marrë fund kurrë. Edhe njëherë do të “ndizet” kjo luftë, në një shesh xhirimi në ishullin italian, Sardenja. Qysh nga fundi i majit, aktorë të veshur me uniforma ushtarake të forcave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e kanë rikthyer kujtimin e luftës famëkeqe, në xhirimet e një miniseriali që ka bërë bashkë tri shtete: ShBA-në, Britaninë e Madhe e Italinë, shkruan Koha Ditore. “Catch-22” është miniseria e ardhshme që do ta kthejë në ekranet televizive historinë e Luftës së Dytë Botërore. Aktori me nam, George Clooney është vënë në krye të treshes që po e bën regjinë e miniserisë për të cilën ende nuk janë bërë publike detajet. Mes ushtarakëve që janë rreshtuar përkrah forcave amerikane, në këtë projekt është edhe nj
Filmi “Gardhi” triumfon në “Palm Springs”, fiton të drejtën për konkurrim në Oscar

Filmi “Gardhi” triumfon në “Palm Springs”, fiton të drejtën për konkurrim në Oscar

Film, Kulture
Filmi “Gardhi” nga Lendita Zeqiraj triumfon në Palm Springs si filmi më i mirë i shkurtër dhe fiton të drejtën e garës për çmimin Oscar, ka bërë të ditur kreu i QKK-së, Arben Zharku. Me këtë rast, drejtori i Qendrës Kinematografike të Kosovës Arben Zharku ka uruar ekipin e mrekullueshëm të filmit dhe sidomos ansamblit fantastik të aktoreve femra dhe rolit kryesor të aktorit të ri Arti Lokaj.
Më 24 qershor 1916, Pickford u bë aktorja e parë me kontratë në Hollywood

Më 24 qershor 1916, Pickford u bë aktorja e parë me kontratë në Hollywood

Film, Kulture
Aktorja Mary Pickford më 24 qershor të vitit 1916, u bë ylli i parë femër që nënshkruan kontratë milionë dollarëshe në Hollywood. E lindur në Toronto, Kanada më 1892, e pagëzuar si Gladys Mary Smith, ajo u bë aktore, regjisore dhe skenariste e njohur me emrin ‘e dashura e Amerikës’ në periudhën e filmit pa zë, transmeton KP. Vdiq më 1979, në Santa Monika, Kaliforni.