Në SHBA kapet peshku me dy gojë

Fotoja e një peshku me dy gojë u bë menjëherë virale, pasi u postua nga një grua në SHBA, e cila e kishte kapur në Nju Jork. Gruaja, e quajtur Debi Geddes, tha për Fox News se peshku ishte i shëndetshëm dhe i fortë, edhe pse kishte dy gojë. “I bëmë menjëherë foto dhe më pas e liruam”, thotë ajo, ndërkohë që fotoja ka marrë me mijëra shpërndarje nëpër rrjete shoqërore. Peshku u kap te Liqeni Champlain, dhe disa thonë se peshku mund të ketë pësuar anomali edhe prej mbetjeve…

Read More

Qytetarët e Kosovës tymosin mbi 300 milionë euro duhan

Rreth tre mijë tonë duhan, ne vlerë mbi 300 milionë euro, është sasia e duhanit që shpenzojnë qytetarët e Kosovës brenda një viti.Të dhënat e Doganës së Kosovës tregojnë se nga kjo shumë e përgjithshme 200 milionë euro është shuma që përfiton buxheti i shtetit në akcizë, tvsh dhe taksë doganore. Kosova është vend ku mbi 20 përqind e popullsisë janë duhanpirës. Duke folur për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësi i Doganës së Kosovës Adriatik Stavileci, tha se trendi i importit të duhanit në Kosovë është pothuajse i njëjtë nga…

Read More

Ish-agjenti i UDB-së: Eliminonim njerëz dhe fajin ua linim shqiptarëve

Dëshmia e një ish-agjenti të UDB-së është publikuar nga mediat kosovare. Kryetari i Partisë Republikane në Serbi, Nikola Sanduleviq, ka regjistruar rrëfimin e ish-agjentit të UDB-së për disa krime ku ai ishte “kontraktuar” për t’i kryer. Në një emisionin në RTV Dukagjini, është transmetuar dëshmia e ish-agjentit të UDB-së i cili tregon se çfarë metoda ka përdoruar Serbia për të vrarë njerëz e më pas për t’iu lënë fajësinë shqiptarëve. Agjenti i UDB-së tregon si ishte thirrur për ta eliminuar fizikisht kryetarin e sindikatës së policëve, pasi 25,000 pjesëtarë policie…

Read More

A po shuhen trevat shqiptare, shumë mërgimtarë po heqin dorë nga shtetësia

Numri i personave të cilët janë liruar nga nënshtetësia kosovare për periudhën janar – maj të vitit 2019, ka shënuar ulje për 4 për qind, krahasuar me vitin paraprak. 2,027 persona gjatë kësaj periudhe janë liruar nga nënshtetësia e Republikës së Kosovës, derisa për periudhën e njëjtë në vitin e kaluar, ky numër ka qenë 2,122. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, kërkesa për të hequr dorë nga nënshtetësia, vjen si rezultat i asaj që shumë shtete evropiane nuk lejojnë dyshtetësinë, raporton KTV. “Arsyet pse personat heqin dorë nga shtetësia…

Read More

Pas aksidentit mjekët e kishin shpallur të vdekur, familjarët gjatë ceremonisë së varrimit vërejtën se indiani po lëvizte trupin

Vetëm ideja që të varrosh një njeri për së gjalli tmerron secilin person, e lëre më të ndodh në të vërtetë siç i ka ndodhur një të riu nga India. Mohammad Furqan, 21-vjeç nga Lucknow, India, ishte dërguar me urgjencë në spital pasi kishte pësuar aksident trafiku. Por një ditë më vonë, ai ishte shpallur i vdekur nga mjekët, transmeton Telegrafi. Kështu familjarët e tij filluan procedurat e ceremonisë së varrimit, dhe trupin e pajetë e dërguan drejt varrezave me autoambulancë. E derisa familjarët po i bënin planet për në…

Read More

Njihuni me burrin që kishte 3 këmbë dhe 2 organe gjenitale (VIDEO)

Për disa mund të jetë e pabesueshme, por ja që është mëse e vërtetë. Dikur ka ekzistuar një burrë i cili ka pasur 3 këmbë dhe 2 organe gjenitale mashkullore. Ai lindi në Sicili në vitin 1889 në një familje me 12 fëmijë. Në moshën 8-vjeçare Frank dhe familja e tij u zhvendosën në SHBA. Prindërit e tij e vendosën Lentinin në një shtëpi për fëmijët me aftësi të kufizuara. Ndërsa qëndronte atje, italiani vendosi t’i jepte një kuptim të ri jetës së tij. Frank pa fëmijë që ishin në…

Read More

E pabesueshme: 6-vjeçarja bie nga kati i 25-të i ndërtesës, shikoni si ngrihet në këmbë

Një vajzë kineze gjashtëvjeçare ra nga kati i 25-të i një ndërtese duke mbijetuar mrekullisht raporton the Sun. Përkatësisht, prindërit e lanë vajzën e tyre vetme në apartament, në katin e 25-të të një ndërtese në Kinë, derisa ishte duke fjetur. Kur u zgjua, vajza shkoi për të kërkuar prindërit e saj dhe aksidentalisht ra nga dritarja. Ky moment i tmer,rshëm u kap nga kamerat e sigurimit. Megjithatë, kuadrot më të pabesueshme regjistruan nga kamerat që ishin të vendosura në garazh. Video tregon se si vajza fillimisht kalon nëpër çati,…

Read More

“Ruajuni nga hajnat”, shenjë e re në Sarajevë

Në rrugën “Sarači” në Sarajevë është shenja me të cilën turistë dhe vizitorë ftohen të kenë kujdes nga hajnat dhe xhepashët, transmeton Koha.net. Policia e Sarajevës ka vendosur që me veprimin preventiv të ndikojë ambient sa më të sigurt e të përshtatshëm për qëndrimin e turistëve, por edhe të qytetarëve të Sarajevës, prandaj në rrugën “Sarači” është vëmë shenja me të cilën turistë ftohen të kenë kujdes nga hajnat dhe xhepashët, përcjell klix.ba. Sarajevasit në kohë të fundit po ankohen për shtimin e aktiviteteve të xhepashëve të cilët shfrytëzojnë çdo rast…

Read More

16 të akuzuar në Bangladesh për djegien e vajzës

Nusrat Jahan Rafi, 19 vjeçe, u dogj për vdekje më 6 prill. 16 persona janë akuzuar në Bangladesh për vrasjen tronditëse të një të reje e cila ishte djegur për vdekje pas raportimit të ngacmimeve seksuale. Nusrat Jahan Rafi, 19 vjeçe, u dogj me kerozinë dhe u ndez në çatinë e shkollës së saj islame më 6 prill, disa ditë pas paraqitjes së një ankese, raporton “Bbc”, transmeton lajmi.net. Udhëheqësi Siraj Ud Doula, i cili ka në shënjestër ankesën, është ndër ata që akuzohen. Policia thotë se ai urdhëroi vrasjen…

Read More