Bushati: Albini “vdes” nëse tash nuk kundërshton oligarkët dhe ndërkombëtarët

Gazetari nga Shqipria, Andi Bushati i ftuar në emisionin Pressing të T7 ka thënë se nëse kandidati për kryeministër nga radhët e Vetëvendosjes, dhe njëkohësisht fituesi i zgjedhjeve, Albin Kurti, gjatë kohës sa të qeverisë me vendin nuk kundërshton oligarkët dhe ndërkombëtarët, mund të “vdes” politikisht.

“Albini mund të “vdes”, nëse nuk kundërshton oligarkët dhe ndërkombëtarët njëjtë si e bënte gjatë kohës sa ishte në opozitë. Sepse të jesh në pushtet nuk është njëjtë si në opozitë. Në opozitë t’i kundërshtosh oligarkët dhe ndërkombëtarët nuk është e lehtë”, ka thënë Bushati.

Ai gjithashtu tha se në Shqipëri nuk kemi liderë të tillë si Albin Kurit.

“Kurti është një njeri që beson tek idetë e veta dhe kjo gjë është e rrallë. Ne jemi mësuar të kemi politikanë që sot janë të djathtë e nesër të majtë, e kam fjalën për Kosovën dhe Shqipërinë”, është shprehur Bushati.

Gazetari

Read Previous

Çfarë thonë në KQZ për vendimin e Supremes, kur do të fillojë numërimi i votave të diasporës?

Read Next

OKB: Ndryshimi i klimës dëmton transportin detar botëror