Burri i Albulena Haxhiut vjen me reagimin e fundit, ‘godet’ Thaçin dhe Hotin

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Krasniqi, që është edhe burri i ish-ministres, Albulena Haxhiu ka bërë reagimin e fundit në drejtim të kreut të shtetit, Hashim Thaçit, dhe të shefit të qeverisë së Kosovës, Avdullah Hoti.

Krasniqi fillimisht është ndalur tek konferenca e fundit e Thaçit, pas aktakuzës nga Gjykata Speciale.

Lidhur me këtë Krasniqi ka shkruar se fati i Kosovës nuk lidhet me një njeri, duke kërkuar kështu dorëheqjen e Thaçit nga posti i presidentit.

Ai ka theksuar duke shkruar se Thaçi e Hoti, duhet të largohen nga postet e tyre aktuale, dhe vendi kësisoj të shkojë në zgjedhje të reja.

Ja shkrimi i tij:

Fati i Kosovës nuk lidhet me një njeri.
DORËHEQJE THAÇI-KOTI!
Zgjedhje të reja ➡️Qeveri e re➡️President i ri!

Ardian H

Read Previous

Gashi për vizitën e Ramës në Kosovë: Dëshiron të paraqitet prijës i të gjithë shqiptarëve

Read Next

Edita Tahiri nga Shqipëria i reagon Ramës pasi tha se do ta heq padinë ndaj Haradinajt