Burg për 4 të arrestuarit e “Toyota”-ve me 3.4 milionë euro

Dosja e “Toyotave” me 3.4 milionë euro është transferuar në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Këtë të enjte në Gjykatën e Durrësit kanë dalë katër të arrestuarit për ngjarjen: Edi Lika, Klevi Lika, Agim Ceka dhe Alban Mollaymeri.

e zeza kanë vendosur të lënë në burg 4 të arrestuarit, siç kërkoi dhe organi i akuzës.

Sipas organit të akuzës administratori i kompanisë që i solli makinat, Edi Lika ka deklaruar se automjetet i kishte porositur Alfred Vladi, që ka një biznes në Laprakë. Ai ka treguar edhe se ku janë ngarkuar.

“7 makinat ‘Toyota’ janë ngarkuar në Bruksel, Alfa Romeo në Liezh dhe Opeli në Ashen në Gjermani. Makinat i kishte porositur Alfred Vladi, që ka një biznes në Laprakë”, ka thënë Edi Lika.

Në dëshminë e tij Agim Ceka shprehet se makinat “Toyota” i kishte ngarkuar në Belgjikë Elvis Vladi. Cani ka theksuar gjithashtu se prej një muaji punonte si shofer te kompania e administruar nga Edi Lika, ndërsa ka bërë tre rrugë në Belgjikë.

“Në datë 12.06.2018 më mori në telefon Edi Lika dhe më tha të merrja kamionin, pasi do të shkojmë për të marrë disa makina në Belgjikë. Në datë 13 qershor jemi nisur nga Tirana dhe kemi kaluar nga Hani i Hotit, duke kaluar nga Mali i Zi, Kroacia, Sllovenia, Austria, Gjermania dhe me destinacion Belgjikën në Sherlo kemi mbërritur në 16 qershor, ku kishim qenë edhe më parë. Elvis Vladi ngarkoi makinat Toyota. Në kthim na mori në telefon Edi Lika, që tha se nuk duhet të kalonin nga Ancona, por nga Bari. Personi që priste makinat në Durrës e ka emrin Fredi (Alfred Vladi), djali i xhaxhait të Elvisit”

Ndërsa Alban Mollaymeri ka deklaruar se makinat i gjenin në internet dhe Alfredi i porosiste jashtë Shqipërisë. Mollaymeri është shprehur gjithashtu se ka një aktivitet privat, servis makinash.

Tre milionë e 366 mijë e 800 euro, 80 mijë franga zvicerane, e mes tyre edhe 100 euro false u sekuestruan nga policia në sediljet dhe dyert e dy “Toyota”-ve, të cilat zbarkuan në Portin e Durrësit me një trajler “bizart” ditën e diel.

Gazetari

Read Previous

Loriana Kuka në finale, Kosova siguron medaljen e katërt

Read Next

Edhe nacionalistët serbë dyshojnë në Rusinë