Britania e Madhe bën thirrje që të respektohet Kushtetuta pas votimit të mocionit

Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka bërë thirrje që të respektohet Kushtetuta e vendit pas votimit të mocionit të votëbesimit ndaj Qeverisë Kurti.

Në një komunikatë të lëshuar në orët e hershme të mbrëmjes së të enjtës, kërkohet që mbrojtja e popullit të Kosovës të jetë parësorë në kohën kur është përhapur pandemia.

‘’Mbretëria e Bashkuar mori parasysh votën e mosbesimit në Kuvend më 25 mars dhe bën thirrje që Kushtetuta të vazhdojë të respektohet. Mbrojtja e popullit të Kosovës gjatë kësaj urgjence shëndetësore duhet të jetë prioriteti i parë i qeverisë së re ose qeverisë në detyrë.’’, thuhet në reagim. /Express/

0 Reviews

Write a Review

Ardian H

Read Previous

“Half-Life: Alyx” rikthehet me stil klasik, në sistemin e avancuar të video-lojërave moderne

Read Next

Infektologu Shemsedin Dreshaj: Grupi i parë i të infektuarve me COVID-19 drejt shërimit