“Brigadat e kuqe” në Qeveri, Thaçi po qesh me ta si me arushën!

Shkruan: Nehat SHAQIRI

Pak ditë para seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, e thirrur nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, partitë fituese të zgjedhjeve po duket që as afër nuk janë për arritjen e një marrëveshje qeverisëse.

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, as afër nuk janë që të arrijnë marrëveshjen e “shpresës”.

Siç duket, euforia për pushtet e cila që nga dorëheqja e kryeministrit Ramush Haradinaj nga posti i tij, që i kaploi partitë fituese të zgjedhjeve, nuk i ka lëshuar akoma.

Ata patën fjalë të mëdha, por fjalët e tyre, ua mori era. Shpresa po shuhet, e Thaçi po qesh me ta!

Është pa shumë mirë, se euforinë për pushtet që e kanë të dyja partitë, nuk e prishën për të arritur marrëveshjen e mirëbesimit. As njëra, e as tjetra parti nuk po lëshojnë pe.

Lëvizja Vetëvendosje si fituese e zgjedhjeve po thotë se nuk bën pazare me partinë e dytë, pra me LDK-në.

E në anën tjetër LDK-ja, si e dyta, po thotë se sovrani foli dhe nuk vendosi parti fituese, kjo gjë e pazakontë, por ja që tek ne ndodhin gjëra të çuditshme!

Pra, lakmia për pushte, euforia për të grabitur sa më shumë që munden, ka bërë që mos të arrihet koalicioni për të cilin kanë folur aq shumë.

Gjithë kësaj mosmarrëveshjes mes dy partive fituese të zgjedhjeve, po i prijnë disa individ, zyrtarë të të dyja partive politike, prej nënkryetarëve e deri tek zyrtarët më të thjesht. Ata me deklarata të pamatura, në një anë e duan vetën në Qeveri, e në anën tjetër, partnerin që pretendojnë të arrijnë marrëveshjen e bëjnë për “pesë pare”.

Pra, koalicioni i shpresës, na këputi këmbët ende pa u arritur.

Në kohën kur të gjitha akuzat duhet të ndalen, të gjitha mosmarrëveshjet të stopohen, të gjitha kritikat e deklaratat e më pashme të harrohen, këto parti të “shpresës”, e kanë gjetur momentin me të papërshtatshëm për kërcënime ndaj njëra tjetrës.

LDK-ja, në kuadër të marrëveshjes po e kërkon edhe postin e presidentin, e në anën tjetër ata mund të propozojnë Baton Haxhiun për atë post, e kjo të mbetet sekret deri në momentin kur të vjen koha e votimin.

A është kjo marrëveshje e duhur jo. Pse? Sepse postin për të cilin po flasim, duhet të tregohet emrin paraprakisht, sikurse që duhet të tregohen emrat e të gjitha ministrive se kush do t’i udhëheq. Marrëveshja e shpresës është vetëm kjo. Duhet të jetë e hapur dhe e diskutueshme ndaj partnerëve, ndryshe po tregohet se nuk kanë mirëbesim me njëri tjetrin, dhe aty ku nuk ka mirëbesim nuk ka as marrëveshje e as “shpresë” aty ka vetëm akuza e hidhërim!

Në anën tjetër, Lëvizja Vetëvendosje në vend që të ulë kokën, dhe të bisedojnë gjerë e gjatë, ata kërcënojnë LDK-në me zgjedhje të reja, madje kanë publikuar edhe sondazhe.

E befasia këtu është se pse u dashtë të bëjnë sondazh në kohën kur janë afër një marrëveshje të madhe? Pse duhet të publikohen ato rezultate shantazhueshe ndaj LDK-së? A i votoi populli për të qeverisur me vendin, apo për të shkuar përsëri në zgjedhje?

Por, populli ashtu siç e bëri ndryshimin e madh, dinë të bëj përsëri ndryshime, por në këtë rast do ta kthente Kosovën për 180 shkallë.

Populli ka mundësi që si LVV-në ashtu edhe LDK-së të mos i votoj më dhe t’i votoj ato parti me të cilat është mësuar të qeverisin. Mirë apo keq, Kosova nuk do të mbetet pa qeveri për shkak të inateve personale të dikurshme.

Mos ta harrojmë se partitë e “shpresës” dikur ishin aq të armiqësuar mes vete sa që patën shpallë edhe luftë! Kjo luftë është shkuar aq larg sa patën shkuar në shtëpinë e Isa Mustafës dhe e patën sulmuar. Por kush e bëri këtë sulm? Këtë e bën “brigadat e kuqe” siç i quante Bajram Gecaj.

Kjo situatë e cila gjendemi tani, është situata që iu konvenon më së shumti partive të tjera politike, pra opozitës në këtë rast.

Zgjedhjet e reja, PAN-i do të shkon së bashku në koalicion parazgjedhor me AKR-në, ndërsa koalicioni i “shpresës” veçmas, pra LDK-ja dhe LVV-ja nuk do të bëhen bashkë. E kjo situatë i konvenon edhe presidentin Hashim Thaçi, i cili me fitoren e PAN-it, do të siguronte edhe një mandat tjetër si president i Kosovës.

Pra, Thaçi po kesh me “brigadat e kuqe” dhe koalicionin e shpresës si me arushën! Ai po e shijon këtë moment deri në fitoren e radhës – deri në vazhdimin e mandatit të ardhshëm për pesë vjet!

Gazetari

Read Previous

Rama e quan Haradinajn gënjeshtar

Read Next

Fondi rezervë i Kosovës pa asnjë cent

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *