Brazili, vendi i tretë më i prekur në botë nga koronavirusi

Qindra varre masive janë gërmuar në Brazil ndërsa vendi regjistroi 21.111 vdekje nga koronavirusi ditën e djeshme.

Brazili ka pasur më shumë se 330,000 të prekur, duke e bërë atë vendin e tretë të prekur në botë dhe i pari në Amerikën e Jugut. Në Sao Paulo, qyteti më i goditur, në një video ajrore shihen qindra rreshta parcelash të hapura në Varrezat e Formosa.

Drejtori i Organizatës Botërore të Emergjencave të Shëndetit, Mike Ryan tha në një konferencë virtuale për lajme, se Amerika e Jugut është një ‘epiqendër’ e re për sëmundjen.

Presidenti Jair Bolsonaro, është kritikuar gjerësisht për trajtimin e tij të shpërthimit dhe është në qendër të një krize politike të thelluar.

Ish-kapiteni i ushtrisë, ka parë që vlerësimet e tij të sondazhit të bien, të dëmtuara nga kundërshtimi i tij ndaj masave distancuese sociale, mbështetja e ilaçit të paprovuar klorokuin dhe përleshjet me zyrtarë me përvojë të shëndetit publik.

Numri i vërtetë i rasteve dhe vdekjeve ka të ngjarë të jetë më i lartë sesa shifrat tregojnë.

Ardian H

Read Previous

Loja 10 milion dollarëshe, e cila do të ndihmojë në bamirësinë për COVID-19

Read Next

Karius tërheq vëmendje nga Bundesliga