Blero i nervozuar me situatën e krijuar nga politikanët: Nuk iu ka mbetur as edhe një pikë fytyre

Këngëtari i njohur shqiptar, Blero, ka shprehur së fundmi revoltën e tij lidhur me situatën politike në vend.

Ai ka kritikuar luhatjet e Qeverisë së Kosovës, të cilat po ndodhin në momentin më të papërshtatshëm – atëherë kur vendi por edhe gjithë bota po përballen me pandeminë globale COVID-19.

Në një shkrim të publikuar në InstaStory, këngëtari shprehet i zhgënjyer me politikanët duke i quajtur egoistë pas kësaj situate të krijuar.

“Jeni bërë ju politikanët krejt llama llama refren të njëjtë keni! Inati, egoizmi, krenaria, budallakia, patetizmi, injoranca. A keni pak fytyrë e shpirt në këtë kohë, a nuk iu ka mbetur asnjë pikë. Kam pa çka kam pa, veç kështu si ju s’kam pa. E harruat virusin, e folni kush kujt, turp! O Adem, çohu pash Zotin, e kqyr për çka ke sakrifiku”, ka shkruar Blero në InstaStory.

Ashtu si shumë kolegë të tij, edhe këngëtari Muharremi këto ditë po i kalon në karantinim për shkak të rrezikut të përhapjes së coronavirusit. /Telegrafi/

0 Reviews

Write a Review

Ardiana K

Read Previous

VRAU DHE HËNGRI TRE SHOKËT E TIJ, DËNOHET KANIBALI

Read Next

“Jo raketat, por mikrobet”: Ja çfarë kishte thënë Bill Gates në vitin 2015, rreth një “virusi shumë infektiv” – kërcënimin e madh për njerëzimin