Sporte 

Biletat në treg të zi me çmime marramendëse

Sot në orën 16:00 ka filluar shitja e biletave për ndeshjen e shumëpritur, Kosova – Anglia.

Kosova – Anglia është takimi i fundit që kombëtarja e Kosovës e zhvillon në kuadër të ciklit kualifikues për ‘Euro 2020’, shkruan Insporti.

Por, nëse nuk mund t’i siguroni në këtë uebfaqe, atëherë mund t’i siguroni në tregun e zi.

Në uebfaqen e njohur “merrjep.com” tashmë biletat për këtë ndeshje janë në shitje me çmime marramendëse.

Një biletë për këtë ndeshje në tregun e zi tashmë ka kapur çmimin prej 1000 eurove. /insporti.com/

Të fundit nga kategoria

Leave a Comment

Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial