Big Mama rikthen hitin “Akoma të du”

Këngëtarja e njohur, Besiana Kasami e njohur me emrin skenik si Big Mama, sapo ka publikuar projektin e saj “Akoma të du”.

Këtë këngë e keni dëgjuar vite më parë, që aso kohe ka qenë kolona zanore e shumë lidhjeve të dashurisë.

Nëse mbetemi tek titulli, menjëherë na kujtohet këngëtari Bertan Asllani, i cili e solli këtë këngë vite më parë në “Top Fest”, shkruan Gazeta Express.

Tani, Bigi ka vendosur ta sjell versionin e ri dhe shumë ndryshe. E që nga momenti i publikimit të saj, po dëgjohet mjaftë shumë.

“Akoma të du”, këngëtaren e ka sjell shumë seksi, ndërkaq xhirimet e klipit janë bërë në Bodrum të Turqisë.

Para publikimit të kësaj kënge, Big Mama është komentuar për një lidhje të mundshme me protagonistin e klipit Serhat Katnarpinar, por që këngëtarja për Gazetën Express e ka mohuar një gjë të tillë.

Gazetari

Read Previous

Kosova ka përmbushur kriteret, “topi” është te Parlamenti dhe Këshilli Evropian për vizat

Read Next

Pati kundërshtime të shumta, megjithatë laura do të vendoset edhe në Rugovë


Warning: Unknown: write failed: No space left on device (28) in Unknown on line 0

Warning: Unknown: Failed to write session data (files). Please verify that the current setting of session.save_path is correct (/srv/users/serverpilot/tmp/vizioni) in Unknown on line 0