Bie numri i viktimave nga Covid-19 në Itali, Lombardia më e prekura

Sipas dhënave të institucioneve shëndetësore, sot në Itali ka patur 119 viktima të reja nga koronavirusi.

Një shifër më e ulët se dje, kur ishin 130 dhe që tregon statistika të qëndrueshme drejt përmirësimit të përgjithshëm, edhe pse të infektuarit janë ende 669.

Duhet theksuar se numri i tyre mbetet i lartë edhe për shkak të zgjerimit të testimeve, ku vetëm dje janë testuar më shumë se 42 mijë persona.

Autoritetet italiane mbeten gjithsesi të shqetësuara nga situata në rajonin verior të Lombardisë, ku edhe sot regjistroheshin 65% të gjithë të infektuarve të rinj nga COVID-19.

Numri total i të prekurve nga fillimi i epidemisë ka kaluar 229 mijë personat, ndërkohë që viktimat janë pothuajse 33 mijë.

Ardian H

Read Previous

Zogiani: Lutfi Haziri me deklarimet e fundit po ndihmon ndarjen e Kosovës sipas dëshirës së Thaçit

Read Next

Bayerni s’humb kohë, kalon në epërsi falë Goretzkas