Lajme Rajon Vend 

Berisha thotë se me Kurtin diskutuan për bashkëpunimin Shqipëri-Kosovë

Ish-kryeministri shqiptar, Sali Berisha ka pritur në takim kreun e Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisa ka pritur në takim liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Këtë e ka bërë të ditur vet Berisha përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, përcjell lajmi.net.

Berisha ka thënë se në këtë takim ndër të tjera është diskutuar edhe për bashkëpunimin në mes të Shqipërisë e Kosovës.

Postimi i plotë i Berishës pa ndërhyrje:

Takim me kryeministrin e ardhshem te Kosoves dhe kryetarin e Levizja Vetevendosja, zotin Albin Kurti!

Te dashur miq, sot prita ne nje takim kryeministrin e ardhshem te Kosoves dhe Kryetarin e Levizjes Vetevendosja, z. Albin Kurti dhe zoterinjte Liburn Aliu, deputet i kesaj partie dhe Arber Zaimi keshilltar i kryetarit te LVV.

Ne kete takim i shpreha dhe njehere zotit Kurti urimet e perzemerta per fitoren e tij dhe Levizjes Vetevendosja ne zgjedhjet e fundit paralamentare ne Kosove duke theksuar se zgjedhjet e fundit ishin historike, qytetaret e Kosoves me voten e tyre mandatuan ndryshimin, mandatuan koaliconin LVV-LDK, Albin Kurtin, Vjosa Osmanin per udheheqjen e vendit ne rrugen e ndryshimit dhe integrimeve europiane dhe euroatllantike.

Ne kete takim diskutuam gjeresisht mbi zhvillimet ne rajon dhe bashkepunimin midis Shqiperise dhe Kosoves ne interesin me te mire te dy vendeve dhe te kombit tone si dhe bashkepunimit rajonal.

Takimi ishte i hapur dhe miqesor!. 

Të fundit nga kategoria

Leave a Comment

Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial