Berati goditet nga stuhia, nuk i ‘shpëton’ as dekori i qytetit

Stuhia e motit të keq e cila ka përfshirë Shqipërinë këtë fundjavë është ndier edhe në Berat.

News24 raporton se veç pemëve të rrëzuara prej erës së fortë dhe shiut që ka përmbytur rrugët kryesore të qytetit, janë shkatërruar dhe dekoret të cilat Bashkia kishte vendosur për festat e fundvitit në sheshin qendror, pedonalen dhe lulishten e qytetit.

Stuhia me erë dhe shi ka përfshirë Beratin prej orës 15:30 ndërkohë punonjësit e bashkisë dhe zjarrfikëses po punojnë për të lehtësuar situatën duke zhbllokuar pusetat e mbytura nga uji si dhe duke hequr pemët të cilat kanë bllokuar rrugët.

Gazetari

Read Previous

Pamje se si kryen vjedhje një shqiptar dhe një gjermane në aeroportin e Prishtinës

Read Next

Sali Berisha flet për zgjedhjet në Kosovë dhe koalicionin VV- LDK