Lajme Vend 

Bekë Berisha parashikon se si do të sillet Albin Kurti me Serbinë në dialog

Kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka paraqitur dyshimet e tij se Albin Kurti do t’i mbajë qëndrimet e deklaruara karshi dialogut me Serbinë.

Berisha ka thënë në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7, se mendon se kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, parti e cila ka dalë e para në zgjedhje, pasi ta marrë postin e kryeministrit të vendit “do t’i bëjë të gjitha kompromiset me Serbinë”.

Ndonëse ka thënë se është më mirë të pritet e të shihet, Berisha ka deklaruar se pret që Kurti të bëjë lëshime në dialogun me palën serbe për marrëveshje përfundimtare mes dy vendeve.

Megjithatë, Berisha ka thënë se uron që Kurti të jetë i suksesshëm në udhëheqjen e qeverisë së Kosovës.

Të fundit nga kategoria

Leave a Comment

Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial