BE’ja deklarohet pas aktakuzave ndaj Thaçit dhe Veselit

Bashkimi Evropian nuk ka pranuar të komentojë aktakuzat kundër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe kreut të PDK-së, Kadri Veseli, nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.

BE-ja ka thënë se mbështet fuqishëm punën e Dhomave të Specializuara dhe të Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

“Nuk komentojmë procedurat e Zyrës së Prokurorit të Specializuar dhe të Dhomave të Specializuara dhe të gjitha pyetjet në lidhje me punën dhe procedurat duhet t’u drejtohen atyre”, ka thënë zëdhënësi i BE-së për politikë të jashtme, Peter Stano, përcjell Koha.

“Ato janë demonstrim i rëndësishëm i angazhimit të Kosovës për sundim të ligjit, që është një element thelbësor për përparimin e Kosovës në rrugën e integrimit në BE dhe për angazhimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor në tërësi”.

Sipas tij, është me rëndësi të veçantë që Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar të jenë në gjendje të vazhdojnë punën e tyre në mënyrë të pavarur dhe pa ndonjë ndërhyrje nga jashtë.

Ardian H

Read Previous

Pretendimet e Dick Martyt: Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli personalisht i mbikëqyrën vrasjet

Read Next

Si u krijua Gjykata Speciale, ajo që sot ngriti aktakuzë ndaj presidentit?