“Beautiful Prishtina”, i jep ngjyra kryeqytetit

Me moton “Pika pika mbushet Prishtina”, ka përfunduar faza e parë e projektit të “MuralFest” në Prishtinë, i cili kishte për qëllim transformimin e objekteve të Prishtinës, raporton emisioni #gjesi në T7.

Për artistët, shkarravitjet dhe dëmtimet e trafove të rrymës në kryeqytet ishin shumë të pahijshme për t’u parë. Kështu, misioni i tyre për sivjet, ishte përqendrimi në rimodelimin e këtyre hapësirave.

Ani pse ishte planifikuar që ky projekt të përfundonte brenda muajit Mars, pandemia bëri që jo gjithçka të shkoj sipas planit. Kështu, punën u detyruan që ta vazhdoj në Qershor. Për 3 ditë punë intensive u realizuan rreth 60.

Në mesin e 20 artistëve që ishin pjesë e projektit “Biutiful Prishitna”, ishte edhe 19 vjeçja Ermira Murati, e cila realizoi 3 murale.

Përmes tyre, ajo u mundua ta përshkruajë edhe gjendjen në te cilën gjendej Kosova gjatë pandemisë.

Qëllimi i këtij projekti, mbi të gjitha, është promovimi dhe avancimi i të rinjve në Kosovë, raporton emisioni #gjesi në T7.

Ky projekt pritet që së shpejti të vazhdoj me fazën e dytë.

Festival Ndërkombëtarë i Muraleve sivjet është mbështetur nga Komuna e Prishtinës.

Ardian H

Read Previous

Fëmijët kosovarë, njohës të shkëlqyer të gjuhës Angleze

Read Next

Me kërkesë të Zidanit, Achraf Hakimi do të kthehet në Madrid?