Bayerni s’po mund të merret vesh me Alaban

Gjiganti bavarez është i interesuar t’ia vazhdojë kontratën futbollistit, por palët s’po mund të arrijnë marrëveshje

Bayern Munichu nuk po mund të merret vesh assesi me Davide Alaban për vazhdimin e kontratës së tij.

Futbollisti austriak kërkon t’i rritet rroga me kusht që ta nënshkruajë kontratën e re.

Megjithatë, gjiganti bavarez nuk duket i gatshëm për t’ia plotësuar lojtarit këtë dëshirë, në kohë pandemie, kur klubet i ka kapluar kriza ekonomike.

Lajmin e ka bërë të ditur tabloidi gjerman “Bild”, përcjell “Gazeta Express”.

Përfaqësuesi austriak ka kontratë me kampionin gjerman deri në vitin 2021.

Me gjasë, mbrojtësi i majtë do të largohet nga “Allianz Arena” gjatë kësaj vere.

Interesimin më serioz për të e ka shfaqur Manchester City pasi lojtarin e pëlqen trajneri Pep Guardiola.

Gjithashtu, edhe dy gjigantët spanjollë, Real Madrid e Barcelona e pëlqejnë futbollistin kualitativ.

Ardian H

Read Previous

Osmani kërkon që të blihen maska për qytetarët, Ministrja Bajrami i thotë se ka mjaftë

Read Next

Çka thotë dokumenti i CIA-së lidhur me armatën e Shqipërisë në rast se konflikti nga Kosova zgjerohet edhe në Shqipëri