Bayern Munich nuk e përdor të drejtën e blerjes për Coutinhon

Bayern Munich duket se nuk do ta blejë mesfushorin me tipare sulmuese të Barcelonës, Philippe Coutinho.

Ka qenë kreu i klubit bavarez, Karl-Hainz Rumenige që për “Der Spiegel” tha se Bayerni nuk e ka aktivizuar opsionin e të drejtës së blerjes së brazilianit.

Mësohet se afati për të shfrytëzuar këtë opsion tashmë ka skaduar dhe me shumë gjasa, Coutiho do të kthehet pas këtij sezoni në Katalonjë.

Braziliani pësoi dëmtim në kyçin e këmbës në muajin prill dhe nuk mund të luajë pasi i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale.

Nga ana tjetër, çmimi prej 120 milionë euro që Barcelona ka vendosur për brazilianin është në kundërshtim me politikat financiare të Bayernit.

Philippe Coutinho (Foto: FC Bayern Munich English/Twitter)

Në këto muaj, është përfolur se Coutinho do të luajë sezonin e ardhshëm në Angli, ku Chelsea e Neëcastle janë vënë pas tij.

Ardian H

Read Previous

“Hazard do të ketë sukses në Madrid, mund ta fitojë Topin e Artë”

Read Next

Stresi po ndikon negativisht në seks, ja çfarë thonë terapistet e kësaj fushe