Bayern Munich i propozon Man City-t shkëmbimin Alaba-Sane

Bayern Munich është duke bërë përpjekje të vazhdueshme ta transferojë Leroy Sanen nga Manchester City, duke provuar çdo mënyrë dhe tani edhe atë të shkëmbimit.

Sipas gazetës gjermane Bild, Bayerni i ka propozuar kampionit anglez një shkëmbim kokë me kokë David Alaba-Leroy Sane, transmeton Gazeta Express.

Kampioni i Bundesligës vazhdon të jetë i etur për ta pasur në skuadrën anësorin e Kombëtares gjermane dhe për këtë është në gjendje t’i ndajë rrugët me austriakun që vlerësohet lart.

Megjithatë, thuhet se mbrojtësi i majtë nuk dëshiron të larë Bayernin për Manchester City-n.

Kjo praktikisht do ta bënte të pamundur transferimin e Sane në Bayern përmes shkëmbimit. /Gazeta Express/  

Ardiana K

Read Previous

BILANCI I FUNDIT I VDEKJEVE NGA KORONAVIRUSI I RËNDË: MBI 21 MIJË VIKTIMA, AFËR 500 MIJË TË INFEKTUAR

Read Next

Koronavirusi, edhe 50 vdekje të tjera në Gjermani