Baton o kampion! Baton Zabërgja futbollist që premton

Shkruan: Fazli MUHARREMI – TALI

Baton Zabërgja do të jetë padyshim një emër i njohur në sportin më të dashur futbollin. Duke lexuar për jeten e tij të lidhur ngushtë me futbollin, duke i shikuar të arriturat e tij që nga fillimi i karrierës së tij si futbollist, kjo na shtyn të besojmë se e ardhmja e këtij futbollisti të talentuar do të jete e ndritur.

Që nga viti 2013 kur fillon të mirret me futboll, sikur edhe iu dha emri kampion, sepse në çdo ekip që luante ishte protagonisti, ishte ai që shënonte gola, por edhe e bënte ekipin kampion. Kjo dhunti e këtij djaloshi u pa nga shumë trainerë e menaxherë të futbollit.

Në vitin 2013 nga Komuna e Vushtrrisë shpallet edhe sportisti më i mirë për gjeneratat më të reja. Në vitin 2013-2014 fitoi katër trofe, prandaj nga ky moment iu përshtat edhe nofka Baton o kampion.

Dy vite kampion me K.F. Vushtrria, në vitin 2015 fitues i kupës regjionale me ekipin e Australisë. Më 2017 prap kampion regjional me El Clasiko. Duke e vërejtur këtë talent të Batonit, klubi vushtrrias K.F. Vushtrria i ofron kontratë profesionale, ku është edhe duke e vazhduar karrierën e tij si futbollist. Baton këtē vit u shpall kampion vjeshtor me juniorët e K.F. Vushtrria, dhe rruga I qon drejtë Superligës. Ai ishte edhe golëshënuesi më mirë. Batoni sikur është i lindur për shënimin e golave, është lindur si kampion prandaj e ardhmja e tij padyshim që është e ndritur. Baton o kampion urime.

0 Reviews

Write a Review

Gazetari

Read Previous

Masakra e Reçakut është terrorizëm shtetror

Read Next

Mustafa priti në takim lamtumirës Ambasadorin e Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi