Baton Haxhiu flet rreth videos së publikuar të përplasjes Kurti-Vuçiq në Munih

Baton Haxhiu, drejtor i Klan Kosovës dyshon se video e publikuar në media nga konferenca e Sigurisë në Munih e në të cilën fliste Albin Kurti është publikuar nga anëtarë të VV’së.

Takimi u zhvillua me dyer të mbyllura sipas parimit “Chatam Haus”, që do të thotë se pjesëmarrësit nuk kanë të drejtë të publikojnë detaje nga takimi.

Megjithëse thotë se “dëshira e Albinit ka qenë që të nxjerr diçka nga ajo konferencë”, sipas Haxhiut publikimi i mundshëm i videos nga VV, do të ishte gafë e madhe.

“Videoja nëse është e nxjerrë nga VV është elementi i parë fëmijëror politik i tyre”, tha Haxhiu në Pressing në T7.

“Jam i bindur që kjo video nuk është nxjerrë nga VV’, tha ai në fund.

Ardian H

Read Previous

Banorët e një fshati në Lipjan dhurojnë 185 doza gjaku për Ditën e Pavarësisë në xhami

Read Next

Erion Veliaj tregon pse u anulua takimi me kryeministrin Kurti