Bartomeu: Jemi në kërkim të një qendërmbrojtësi

Lëndimet që Samuel Umtiti dhe Thomas Vermaelen i kanë pësuar së fundmi e kanë lënë Barcelonën keq dhe pa opsione në pozitën e qendrës së mbrojtjes.

Në fakt belgu e gjen veten shumë shpesh në listën e të dëmtuarve, prandaj klubit i është bërë thirrje ta transferojë të paktën edhe një qendërmbrojtës.

Presidenti i Barçës, Maria Bartomeu, tani e ka pranuar se klubi është duke e konsideruar një gjë të tillë dhe se mund ta transferojë një qendërmbrojtës në janar. “Do të jemi në kërkim të një qendërmbrojtësi në tregun e transferimeve. Jemi të pafat se dy nga katër qendërmbrojtësit që i kemi janë lënduar. Ne e kemi edhe ekipin B dhe kjo mund të jetë një mundësi për ta. Do të shohim se çfarë ndodh”, ka deklaruar Bartomeu.

Gazetari

Read Previous

Veseli: Kosovë, e gëzofsh ushtrinë

Read Next

Ja sa fermerë subvencionoi Gjilani për nëntë muaj