Barcelona sërish ulë çmimin e Ousmane Dembeles

Barcelona e ka ulur sërish vlerën e Ousmane Dembeles në tregun e transferimeve, bën të ditur Diario Sport.

Mediumi katalunas bën të ditur se skuadra që ofron 42 milionë euro, mund t’i marrë shërbimet e anësorit francez.

Pse investimi në patundshmëri është gjithmonë i qëlluar

E SPONSORUARMËSO MË SHUMË

Blaugranasit kanë paguar shumë për të marrë lojtarin nga Borussia Dortmundi në vitin 2017, ndërsa tani kanë rënë në vlerën që kërkonin para një muaji.

Dembel kishte bërë të ditur më parë se e dëshiron qëndrimin te Barcelona dhe do të respektojë kontratën e tij.

Por, klubi nuk e dëshiron atë më në Camp Nou dhe në këtë verë po e përgatit shitjen e tij, derisa disa skuadra janë të interesuar.

Paris Saint-Germain, Arsenal, Chelsea, Liverpool e Bayern Munich besohet se po tentojnë transferimin e francezit.

Në anën tjetër, Barcelona do të shpresojë që të transferojë Neymarin, në mënyrë që të forcojë më shumë skuadrën.

Ardian H

Read Previous

Bayerni s’humb kohë, kalon në epërsi falë Goretzkas

Read Next

Nga okarina, libri për Skënderbeun e Hyjnesha në Fron – elementet tradicionale që nuk mungojnë në shtëpinë e Rita Orës